Ndeshje interesante në javën e 16-të

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën janë tri ndeshje, ndërsa në dy prej tyre pritet rivalitet dhe hendboll i mirë.Trepça e Rahoveci takohen nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Vendasit llogarisin në dy pikë, por edhe “vreshtarët” udhëtojnë me pretendime. Për Rahovecin është ndeshja […]
Derbi më i madh i hendbollisteve

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) ofron përballjen e dy skuadrave kryesore në pjesën e deritashme të edicionit. Të shtunën prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, takohen Prishtina e Istogu.Prishtina është e dyta në tabelë me 22 pikë. Lider është Istogu me 24 pikë. Istogu i […]
Liga e Parë, stinori pranveror nis në Vushtrri

Me ndeshjen Lepenci – Vushtrria fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Me marrëveshjen e të dy klubeve, kjo ndeshje zhvillohet në Vushtrri, të premten (sot) prej orës 19:30.Vushtrria është riorganizuar dhe ka synime për kthim në menjëhershëm në Superligë. Vushtrria i ka fituar tetë ndeshjet në vjeshtë dhe mban […]
Vdiq Valbon Shala, lojtari që ka dhënë shumë për hendbollin kosovar

Federata e Hendbollit e Kosovës me trishtim ka pranuar njoftimin për vdekjen e hershme të ish-hendbollistit të dalluar, Valbon Shala.Valboni, një hendbollist dhe djalosh shembullor, ka vdekur të mërkurën në moshën 39-vjeçare. Kështu Federata e Hendbollit e Kosovës dhe i gjithë komuniteti i hendbollit në vendin tonë ka mbetur pa një person të dashur e […]
Besa fiton në Ferizaj, Vëllaznimi fiton derbin me Llapin

Besa Famgas ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Ferizaj, Besa e Pejës e mposhti Kastriotin me rezultatin 38:28. Ndeshja i takoi javës së 15-të, të parës për stinorin pranveror.Për Besa Famgas është fitorja e 15-të. Besa udhëheq në tabelë me 30 pikë. Kastrioti është në mesin e […]
Pikët për skuadrat mysafire

Të shtunën janë luajtur katër ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Është kjo xhiroja e parë e stinorit pranveror.Pikët në të gjitha ndeshjet u kanë takuar skuadrave mysafire. Kampionia aktuale, Vushtrria, ka fituar bindshëm në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. 41:21 në të mirë të Vushtrrisë ishte rezultati në fund. Bindëse […]
Derbi dramatik mes Prishtinës e Trepçës nuk jep fitues

Ashtu si pritej, ndeshja e parë e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) ishte dramatike. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet u takuan Prishtina e Trepça, dy skuadrat e kreut të tabelës. Ndeshja derbi e xhiros së 15-të nuk ka dhënë fitues. Ka përfunduar me rezultatin 34:34. […]
Gara fillon edhe në Superligën e hendbollisteve

Me ndeshjet e xhiros së 12-të vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshjet e xhiros së 12-të janë këtë fundjavë, ndërsa skuadrat e kreut nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja. Kampionia aktuale, Vushtrria, është mysafire e Shqiponjës në Gjakovë, të shtunën nga ora 14:00. Vushtrriaset natyrisht llogarisin […]
Fillim i furishëm i stinorit pranveror

Ndeshje interesante dhe cilësore priten në xhiron e parë të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshjet e xhiros së 15-të të kampionatit të Kosovës në hendboll luhen këtë fundjavë. Janë disa ndeshje që pritet të jenë të bukura për tifozët e hendbollit.Dy skuadrat me traditë, Besa Famgas e Kastrioti, takohen të […]
Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të Ligës së Kampionëve

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit vazhdojnë të delegohen për ndeshje të kupave evropiane. Madje ndeshjet që ata po i drejtojnë janë të nivelit gjithnjë e më të lartë. Së fundi, Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar në ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, që është gara elitare evropiane.Të shtunën, gjyqtarët mitrovicas drejtuan ndeshjen e […]