Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Skuadrat në vlugun e përgatitjeve

Skuadrat kosovare të hendbollit janë në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror. Deri te fillimi i stinorit pranveror ka mbetur pak më shumë se një javë.Tashmë skuadrat tona kanë nisur edhe me ndeshje përgatitore. Kështu të premten u luaj një ndeshje përgatitore në mes të Rahovecit dhe Vëllaznimit, dy skuadrave të Superligës. Të shtunën takohen […]

Vdiq Ahmet Petrova, kontribuesi i madh i hendbollit kosovar

Federata e Hendbollit e Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar njoftimin për vdekjen e Ahmet Hysenaj – Petrova, kontribues shumë i madh i hendbollit kosovar. I ndjeri Petrova për rreth gjysmë shekulli ka dhënë kontribut të çmuar për hendbollin ferizajas dhe rrjedhimisht për hendbollin kosovar në përgjithësi. I ndjeri ishte pjesë e kryesisë së […]

Suedia, kampione e Evropës

Suedia ka fituar titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të së dielës, Suedia fitoi ndaj Spanjës me rezultatin 27:26. Fitoren suedezët e siguruan me golin e shënuar nga penalltia në sekondën e fundit. Për vend të tretë, Danimarka e mposhti Francën.Për Suedinë është titulli i pestë i Evropës, i pari që […]

Gjuka: Çmimi i më të mirit më motivon që të ndjekë ëndrrën

Qendra e Kombëtares së Kosovës dhe Besa Famgas, Egzon Gjuka, është shprehur i lumtur që u vlerësua hendbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2021.“T’ju them të drejtën jetën sportive apo karrierën nuk e kam pasur shumë të mirë sepse kam pasur disa lëndime shumë të rënda. Por, unë kam gjetur gjithmonë forcën që […]

Egzon Gjuka e Burneta Rama më të mirët e vitit

Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur sot më të mirët e vitit 2021. Ceremonia “Laureatët e vitit 2021” është mbajtur në Hotel International Prishtina, duke respektuar masat në fuqi.  Fillimisht presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini ka mbajtur një fjalim rasti, në të cilin ka folur për të arriturat e FHK-së gjatë vitit të kaluar. […]

Suedia në gjysmëfinale të Evropianit

Pas një rikthimi të madh, Suedia mposhti Norvegjinë me rezultat 24:23 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të hendbollit. Golin e fitores suedezët e shënuan 15 sekonda para fundit. Pas pjesës së parë Norvegjia udhëhiqte me rezultat 14:9, por pjesa e dytë u takoi plotësisht suedezëve. Suedia ishte prej kundërshtarëve të Kosovës në […]

Nesër FHK-ja shpall më të mirët

Ceremonia “Laureatët e vitit 2021” do të mbahet të mërkurën (nesër) nga ora 17:00 në Hotel International Prishtina.Do të veçohen më të mirët e vitit 2021, që ishte i suksesshëm për hendbollin tonë.Pos hendbollistit dhe hendbollistes së vitit do të shpallen edhe fitues të tjerë në disa kategori.Për shkak të masave anti-kovid, ceremonia nuk është […]

Më 12 shkurt fillon stinori pranveror

Më 12 e 13 shkurt luhen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.Është ky vendim i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Skuadrat tashmë janë në vlugun e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit.Në Superligën e hendbollistëve është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj […]

Më 26 janar shpallen më të mirët e vitit

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) e vazhdon traditën e shpalljes së atyre që janë dalluar gjatë vitit paraprak. Ndonëse të sfiduar fuqishëm nga pandemia, sukseset e hendbollit kosovar gjatë vitit 2021 nuk kanë munguar.Dhe ata që janë dalluar gjatë vitit të kaluar, do të nderohen e falënderohen në ceremoninë që do të mbahet më […]

Xhema e Jahja në Poloni

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja të dielën kishin angazhim evropian. Dyshja prishtinase ka drejtuar ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (femrat) në mes të MKS Zaglebie Lubin dhe skuadrës franceze Les Neptunes de Nantes.Ndeshja u luajt në Lubin të Polonisë, ndërsa me një gol dallim fitoi skuadra franceze Nantes (27:26) […]