Muqolli: Besa dha leksion me lojë të mirë

Te Besa Famgas vlerësojnë paraqitjen që kishin të dielën mbrëma në Rumani në ndeshjen ndaj Potaissa Turdas. Besa Famgas humbi me 29:26 dhe kështu nuk mundi të avancojë përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane. Besa në Pejë kishte fituar me rezultatin 30:28.Turda është skuadër e suksesshme evropiane, ndërsa ndaj saj kampionia jonë shfaqi vlera […]
Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen interesante në Pragë

Dy gjyqtarët prishtinas të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja kanë drejtuar një ndeshje interesante evropiane të dielën. Ata ishin të deleguar në takimin Dukla Praha – Drammen, që u luajt në Pragë të Çekisë. Ishte kjo ndeshja e kthimit e raundit të tretë të Kupës Evropiane.Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 29:28 në të […]
Besa eliminohet përkundër lojës së madhe në Rumani

Besa Famgas ka shfaqur ndeshje të madhe në Rumani, por megjithatë është mposhtur nga Potaissa Turda.Skuadra e madhe rumune fitoi 29:26 dhe kështu avancoi në Kupën Evropiane. Besa ndeshjen e parë të luajtur në Pejë e fitoi me dy gola dallim. Pejanët të dielën e hapën më mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi bindëse. Por lojtarët […]
Rahoveci me fitore të madhe në Gjakovë

Rahoveci ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar derbin e javës së 12-të të Superligës ndaj Vëllaznimit. Të dielën në Gjakovë, Rahoveci fitoi me rezultat 27:25, ndonëse pas 30 minutave lojë ishte duke humbur 16:14. Në pjesën e parë gjakovarët vazhdimisht ishin në epërsi. Por pjesa e dytë ishte më ndryshe. Fillimisht […]
Alot udhëheqin Prishtinën drejt fitores në Ferizaj

Agon Bajqinovci ka shënuar 10 gola, ndërsa Lulzim Shabani shtoi 9 gola në fitoren e Prishtinës ndaj Kastriotit. Ndeshja e së shtunës në Ferizaj i takoi xhiros së 12-të të Superligës dhe u fitua nga Prishtina me rezultat 40:34.Ndeshjen më mirë e nisën ferizajasit, por pas minutës së dhjetë Prishtina nisi shkëputjen. Pas 30 minutave […]
Gjuka: Në Turda për ta mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë

“Udhëtimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Por kjo nuk do të na pengojë që të japim maksimumin nesër në ndeshje. Gjatë tërë javës kemi analizuar ndeshjen që e kemi zhvilluar në Pejë dhe kemi parë shumë gabime që i kemi bërë. Kemi punuar që këto gabime t’i përmirësojmë në ndeshjen e kthimit. Nesër do […]
Pas një udhëtimi të gjatë, Besa Famgas vendoset në Turda të Rumanisë

Pas një udhëtimi prej 36 orësh, skuadra pejane e hendbollit, Besa Famgas, është vendosur në Turda të Rumanisë.Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën prej orës 17:00 përballet me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë, të luajtur të dielën e kaluar […]
Vëmendja në Ferizaj e Gjakovë

Java e 12-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ofron ndeshje tjera që priten me vëmendje. Ndeshjet e kësaj xhiroje luhen të shtunën e të dielën, pos asaj Besa Famgas – Deçani, që në program është më 9 dhjetor. Besa të dielën luan ndeshjen e kthimit me Potaissa Turdan në Rumani.Sa i takon xhiros […]
Deçani fiton ndeshjen me fund shumë dramatik

Deçani e ka shënuar fitoren e tretë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në hendboll.Të enjten mbrëma, Deçani e mposhti Llapin me rezultatin e ngushtë, 35:33, në një ndeshje me fund të jashtëzakonshëm. Ishte kjo ndeshje e xhiros së 11-të të Superligës. Deçani është i teti me 6 pikë. Llapi është i shtati me […]
Nënshkruhet marrëveshja e sponsorizimit me kompaninë Illyria

Federata e Hendbollit e Kosovës të mërkurën ka firmosur marrëveshjen e radhës për sponsorizim. Bazuar në legjislacionin në fuqi që rregullon sponsorizimin në fushën e kulturës dhe sportit, kemi nisur partnerit me Kompaninë e Sigurimeve Illyria. Bëhet fjalë për një kompani serioze, me të cilën presim të kemi bashkëpunim shumëvjeçar.Marrëveshjen njëvjeçare e kanë nënshkruar presidenti […]