Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Drejtuesit e FHK-së në Kongresin dhe ceremoninë festive të EHF-së

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi, janë në Vjenë të Austrisë ku po marrin pjesë në dy aktivitete të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF). Sot po mbahet Kongresi i 14-të i Jashtëzakonshëm i EHF-së, ndërsa do të shënohet edhe 30-vjetori i themelimit të Federatës Evropiane. […]

Kryendeshja në kryeqytet

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajt vlerësohet kryesorja e javës së dhjetë në Superligën e hendbollisteve. Dy skuadrat e pjesës së epërme të tabelës takohen të dielën nga ora 18:30 në kryeqytet. Prishtina është e dyta në tabelë me 16 pikë. Ferizaj mban vendin e katërt me 14 pikë. Dy skuadrat kanë në përbërje lojtare cilësore […]

E diela e derbive

Ndeshje shumë interesante na presin të dielën, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Me të drejtë priten ndeshje të forta dhe hendboll cilësor. Kampionia dhe liderja e klasifikimit, Besa Famgas, e pret Prishtinën, në ndeshjen që fillon në ora 17:00. Për Besën është prej sfidave të fundit para […]

Favoritët kalojnë në raundin e dytë të Kupës së Kosovës

Të mërkurën e të enjten janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet janë luajtur si për hendbollistë ashtu edhe për hendbolliste. Nuk ka pasur ndonjë befasi, me skuadrat favorite që kanë avancuar në rrethin e dytë. Në kryeqytet të enjten janë takuar skuadrat e Superligës, Prishtina e Llapi. […]

Besa Famgas fiton thellë ndeshjen ndaj Vëllaznimit

Besa Famgas e Vëllaznimi e kanë luajtur të martën mbrëma ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare të Besës.Skuadra pejane ka fituar bindshëm ndaj gjakovarë. 35:16 ishte rezultati në fund në të mirë të Besës. Pas pjesës së parë rezultati […]

Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Në mesjavë luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet e Kupës zhvillohen në të dy konkurrencat.Prishtina – Llapi është prej ndeshjeve interesante te hendbollistët. Kjo ndeshje luhet të enjten nga ora 17:00. Të enjten janë edhe ndeshjet Rahoveci – Drenica (19:30) dhe Vëllaznimi – Prizreni (19:00). Ndërkohë të mërkurën […]

Fitore e vështirë e Prishtinës në Deçan

Prishtina është dashur ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, për ta fituar ndeshjen në udhëtim ndaj Deçanit. Të hënën në kuadër të javës së nëntë të Superligës, Prishtina fitoi me rezultat 33:30. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:16 për vendasit. Në pjesën e parë epërsia e Deçanit shkoi deri në pesë gola (17:12, […]

Paraqitje të mira të hendbollisteve të Kosovës në ligat evropiane

Mirela Gjikokaj shënoi dy gola thuajse vendimtarë, derisa skuadra e saj, Follo, fitoi pikën e parë në elitën e Norvegjisë. Gjikokaj shënoi për 27:23 dhe për 28:26. Por Oppsali shënoi dy gola më pas dhe fitoi një pikë (28:28). Gjikokaj ishte prej lojtareve më aktive, ndërsa realizoi dy gola nga dy tentime. I kishte edhe […]

Berisha 20 pritje, ndeshje e mirë edhe nga Quni, Tahirukaj, Dedaj e Ramosaj

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Haris Berisha, është shquar në fitoren e Kreuzlingenit ndaj Endingenit në Ligën B të Zvicrës. Kreuzlingeni të shtunën fitoi me rezultat 27:22. Berisha bëri 20 pritje dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga skuadra e tij.Te Kreuzlingeni janë katër reprezentues të Kosovës dhe të gjithë kanë dhënë […]

Besa fiton derbin dhe del në vendin e parë

Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në Pejë, në një ndeshje tipike kampionale, Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 28:23. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej tri golave, 13:10. Vendasit vazhdimisht kanë qenë në epërsi, por jo shumë të lartë. […]