Istogu i pandalshëm, fiton bindshëm edhe derbin

Istogu po shfaqet i pandalshëm në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën Istogu e luajti derbin me kampionen aktuale, Vushtrrinë. Skuadra istogase fitoi me rezultat 31:16. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:9 në të mirë të istogaseve. Esma Muratoviq i shënoi 10 gola për Istogun. 7 i kishte kapitenia Albina Rugova. Lorena Matarova […]
Ndeshja interesante në javën e nëntë

Besa Famgas e Trepça takohen të shtunën nga ora 17:30, në ndeshjen që i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionia aktuale, Besa, llogaritet favorite ndaj “xehetarëve” që kanë shfaqur lojëra të mira këtë kampionat. Trepça udhëheq në tabelë me 14 pikë. Humbjen e vetme e ka pësuar nga Prishtina, […]
Lideri e kampionia takohen në Istog

Në Istog do të jetë vëmendja e tifozëve të hendbollit sa i takon ndeshjeve të javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Të shtunën nga ora 18:00 luhet derbi i madh mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogu është lider i klasifikimit, ndërsa Vushtrria është kampione aktuale. Takohen dy prej skuadrave më të mira në Kosovë dhe […]
Fundjavë e ngarkuar evropiane për gjyqtarët kosovarë të hendbollit

Katër çifte të gjyqtarëve kosovarë të hendbollit janë të angazhuar në ndeshje të kupave evropiane këtë fundjavë. Prania e gjyqtarëve dhe delegatëve tanë në kompeticione kontinentale është e rregullt. Ndeshjet të cilat u besohen gjyqtarëve kosovarë për t’i drejtuar janë gjithnjë e më të forta. Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar për të drejtuar ndeshjen […]
Trepça mposhtë Deçanin, fitore edhe për skuadrat tjera favorite

Të enjten janë luajtur ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja më e mirë u luajt në Mitrovicë ku u takuan Trepça e Deçani. Fitore me rezultat 32:27 shënoi skuadra vendase. Trepça udhëheq në tabelë me 14 pikë, por Besa Famgas i ka dy ndeshje më pak të luajtura e […]
Superliga vazhdon me javën e tetë

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e javës së tetë. Të gjitha ndeshjet janë të enjten, ndërsa në disa prej tyre pritet rivalitet dhe hendboll i mirë. Derisa Besa Famgas llogaritet favorite ndaj Drenicës në Drenas (19:00) dhe Vëllaznimi ndaj Zhegrës (18:30), në tri takimet […]
Gjikokaj po ka shumë hapësirë në elitën norvegjeze, shquhet me asistime

Mirela Gjikokaj këtë edicion është prej lojtareve kryesore të skuadrës Follo, që garon në elitën e Norvegjisë. Ndonëse Follo nuk po ka rezultate shumë të mira, Mirela po ka një kampionat pozitiv. Ajo po shquhet me numrin e madh të asistimeve që po i bën.Është beku i parë i skuadrës dhe luan shumicën e kohës. […]
Fitore Aliu po e udhëheq skuadrën e saj drejt suksesit historik

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, po vazhdon me paraqitje të mira te skuadra gjermane, Steinbach/Kappelwindeck. Pasi e udhëhoqi drejt kategorisë së tretë gjermane, Fitorja është lojtarja kryesore në rrugëtimin drejt kategorisë së dytë. Kjo skuadër asnjëherë nuk është paraqitur në nivelin e dytë të garave në Gjermani. Pra po e kërkon një sukses […]
Shqiponjës i takon derbi i Gjakovës

Shqiponja e ka fituar përballjen e skuadrave gjakovare në Superligën e Kosovës në hendboll. Hendbollistet e Shqiponjës kanë mposhtur ato të Vëllaznimit me rezultat 38:32, të dielën në ndeshjen e javës së tetë.Fituesi i vendos në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë ishte e barabartë, 16:16.Argoneta Goqi me 14 gola ishte më efikasja te […]
Holdhaus merr mostrat e lojtarëve të Kosovës, mban seminar për anti-dopingun

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2023 me Belgjikën, në Kosovë ka qëndruar kreu i njësisë anti-doping të EHF-së, profesori Hans Holdhaus.Holdhaus gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë mostrat e lojtarëve të Kombëtares sonë për t’i analizuar për doping eventual.Qëndrimin në Kosovë ai e ka shfrytëzuar për të mbajtur një trajnim për anti-dopingun. Holdhaus […]