Fitorja e dytë rresht për Deçanin

Deçani ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të javës së shtatë, Deçani të martën mbrëma e mposhti Drenicën me rezultat 44:30. 22:17 ishte rezultati pas pjesës së parë.Në xhiron e kaluar Deçani fitoi si mysafir ndaj Zhegrës. Tani i ka 4 pikë nga shtatë ndeshje dhe mban […]
Prishtina fiton derbin e shtyrë me Vushtrrinë

Prishtina e Vushtrria e kanë luajtur të martën ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të sfidave ndërkombëtare që i kishin dy skuadrat.Prishtina fitoi me rezultat 31:25 ndaj kampiones aktuale, Vushtrrisë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:10 për prishtinaset. Aida Stagova […]
Kosova përparon për një pozitë në ranglistën e EHF-së, lë shumë vende prapa

Federata Evropiane e Hendbollit së fundmi ka publikuar ranglistën në bazë të cilës përcaktohet numri i skuadrave pjesëmarrëse në edicionin 2022/2023 të garave evropiane. Për bazë janë marrë rezultatet e skuadrave në tri edicionet e kaluara, 2018/19, 2019/2020 dhe 2020/2021. Pra jo edhe edicioni aktual, 2021/2022.Sa i takon klubeve të hendbollistëve, Kosova ka përparuar për […]
Muqolli: Kemi kohë të përgatitemi për ndeshjet me rumunët

Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli ka komentuar shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane. Besa takohet me skuadrën e fuqishme nga Rumania, Potaissa Turda, që ka fituar Kupën Sfiduese në vitin 2018. Ndeshja e parë luhet në Pejë në fund të nëntorit.“Është kundërshtar jo i njohur mirë, por siç e dimë, hendbolli rumun […]
Besa takohet me skuadër rumune në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të takohet me skuadrën rumune, Potaissa Turda, në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e tretë është tërhequr të hënën pasdite në Vjenë. Ndeshja e parë zhvillohet më 27 apo 28 nëntor në Pejë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Rumani.Skuadra pejane, […]
Vdiq Shani Brahushi, kontribuuesi i madh i hendbollit kosovar

Ka vdekur të hënën në moshën 81-vjeçare Shani Brahushi, emri i njohur i hendbollit kosovar dhe atij gjakovar në veçanti.Brahushi ka kaluar një jetë të tërë në hendboll, ndërsa ka dhënë kontribut në funksione të ndryshme. Ishte portier i shquar i Vëllaznimit të Gjakovës, ndërsa edhe pas karrierës së suksesshme ka mbetur në sportin tonë. […]
Përzgjedhësi Qerimi shpall listën për ndeshjet me Turqinë dhe Belgjikën

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kombëtarja e Kosovës më 3 nëntor luan në udhëtim ndaj Turqisë, ndërsa më 7 nëntor e pret në Prishtinë Kombëtaren e Belgjikës. Në […]
Besa Famgas sot mëson kundërshtarin e ardhshëm evropian

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, sot e mëson kundërshtarin në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë tërhiqet prej orës 15:00 në Vjenë. Të kujtojmë që Besa të dielën mbrëma fitoi ndaj Borcit të Banjallukës me rezultat 29:22 dhe avancoi në raundin e tretë. […]
Besa Famgas me fitore të madhe, avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Besa e ka mposhtur Borcin e Banjallukës me rezultat 29:22 dhe kështu ka avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndeshjen e parë të luajtur në Banjallukë, Borci e kishte fituar me tri gola. […]
Ferizaj humb edhe ndeshjen e dytë në Holandë

Skuadra e Ferizajt e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra holandeze JuRo Unirek.Të dielën në ‘t Veld të Holandës, Unireku fitoi me rezultat 37:13. Të shtunën skuadra holandeze fitoi 35:14. Me dy fitore, JuRo Unirek avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Ndërkohë Ferizaj ndalet në raundin e dytë, njëjtë si Vushtrria, […]