Java e ndeshjeve të shumta evropiane për skuadrat tona

Kjo javë është e mbushur me ndeshje evropiane të skuadrave kosovare të hendbollit. Disa prej tyre do të luajnë në shtëpi e disa në udhëtim. Kampioni te hendbollistët, Besa Famgas, të dielën nga ora 18:00 luan në Banjallukë ndaj Borcit. Është kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). […]
Quni në formë, shënon 4 gola nga 4 tentime në fitoren e Zuerichut

Forma e Luigj Qunit po shkon duke u ngritur. Ai është prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares sonë dhe forma e tij është inkurajuese në prag të ndeshjeve kualifikuese të nëntorit.Quni të dielën shënoi katër gola nga katër tentime në fitoren e rëndësishme të Amicitia Zuerich në elitën zvicerane. Skuadra e Currit fitoi me rezultat 31:28 […]
Barazim në ndeshjen Samadrexha – Kastrioti

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e javës së katërt të Superligës së hendbollisteve mes Samadrexhës dhe Kastriotit të Ferizajt. Të dielën në palestrën në Samadrexhë, këto dy skuadra luajtën 29:29.Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 për ferizajaset. Në pjesën e parë Samadrexha krijoi epërsi deri në 3 gola , por në fund Kastrioti krijoi […]
Vëllaznimi përmbys rezultatin për ta fituar derbin me Deçanin

Me një ndeshje dramatike është përmbyllur java e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në Gjakovë, Vëllaznimi ka fituar ndaj Deçanit me rezultat 34:30. Por gjakovarët kanë arritur të fitorja vetëm në pjesën e dytë. Pjesën e parë e ka fituar Deçani me rezultat 15:14.Vëllaznimi tani është i pesti me 4 […]
Fitore minimale e Shqiponjës

Shqiponja ka fituar me vetëm një gol diferencë ndeshjen ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla.Shqiponja e Jusuf Gërvalla u përballën të shtunën në Gjakovë në kuadër të javës së katërt të Superligës së hendbollisteve. Skuadra gjakovare fitoi me 25:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 për Shqiponjën. Në pjesën e dytë Shqiponja ishte vazhdimisht në […]
Rahovecit i takon derbi me Kastriotin

Rahoveci e ka shënuar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma, “vreshtarët” fituan ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 30:27. Ishte ky derbi i javës së katërt të kampionatit të Kosovës. Rahoveci tani është i pesti me 4 pikë. Skuadra ferizajase mbetet me 2 pikë. Rahoveci e nisi më mirë […]
Vushtrria e Prizreni në kërkim të fitoreve të reja

Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së dytë të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Vushtrria llogaritë në dy pikë të reja nga udhëtimi që do ta ketë në Ferizaj. Vushtrria është mysafire e Ulpianës, të dielën nga ora 12:00. Ulpiana ndeshjen e luan në Ferizaj. Vushtrria ka fituar ndeshjen e […]
Ndeshjet e Ligës së Parë luhen të dielën

Ndeshjet e Ligës së Parë në konkurrencë të femrave luhen të dielën. Në program është java e dytë, ndërsa priten ndeshje të mira. Prej orës 11:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen CLICK e Trepça, ndonëse skuadra prizrenase është vendase. Për shkak se palestra në Prizren është e zënë për vaksinim, edhe skuadra tjetër nga […]
Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së katërt

Të shtunën e të dielën luhen ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Skuadrat favorite nuk pritet të kenë shumë telashe për të fituar pikët e reja, ndërkohë që në disa ndeshje pritet rivalitet më i madh. Shqiponja – Jusuf Gërvalla është ndeshja e parë, që luhet […]
Në Ferizaj e Gjakovë ndeshjet më interesante

Java e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) sjell ndeshje të tjera interesante. Katër ndeshje të javës së katërt luhen të shtunën e një të dielën. Ndeshje me rivalitet pritet në Ferizaj, ku të shtunën prej orës 17:30 takohen Kastrioti dhe Rahoveci. Të dy skuadrat janë në kërkim të fitores pas dështimit në […]