Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-hendbollistit vushtrrias, Valmir Meholli

Ish-hendbollisti vushtrrias, Valmir Meholli, ka vdekur të enjten pas një aksidenti. Vdekja e hershme e Mehollit ka tronditur klubin Vushtrria, por edhe gjithë komunitetin e hendbollit në Kosovë.I ndjeri ka dhënë kontribut si lojtar te Vushtrria, ku do të mbahet mend gjithnjë.Familjes Meholli dhe klubit Vushtrria, ngushëllime i ka shprehur presidenti i Federatës së Hendbollit […]

Dy ndeshje të forta e hapën kampionatin

Me dy ndeshje të forta e interesante është hapur edicioni 2021/2022 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Ashtu si pritej, ndeshjet e së mërkurës kanë ofruar hendboll të mirë dhe rivalitet. Derbi i skuadrave me traditë në mes të Trepçës dhe Vëllaznimit është fituar nga skuadra vendase me rezultat 28:24. Por ndeshja ishte e […]

Tre derbi në xhiron e parë të Superligës

Të mërkurën fillon edicioni i ri i garave në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt). Që në nismë janë disa ndeshje interesante në të cilat pritet të shfaqet hendboll i bukur.Kampionia aktuale, Besa Famgas, mbrojtjen e titullit e nis ndaj Prishtinës. Ndeshja luhet në kryeqytet të enjten nga ora 19:00. Në edicionin e kaluar Prishtina […]

Përcaktohet orari i Kombëtares A

Është përcaktuar orari i Kombëtares A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kosova është në Grupin 1 të fazës së parë kualifikuese.Kosova është pjesë e një grupi të fortë me Belgjikën, Turqinë e Greqinë. Kosova e kishte të drejtën e parë për të organizuar turne të grupit. Por jo […]

Tërhiqet shorti i Ligës së Parë

Të hënën është tërhequr shorti për Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Edicioni 2021/2022 fillon më 2 tetor.Në Ligën e Parë të hendbollistëve garojnë dhjetë skuadra, disa prej tyre me nam në hendbollin tonë.Ndeshjet e xhiros së parë janë: Vjosa – Prizreni, Istogu – KEK-u, Drita – Samadrexha, Dukagjini – […]

Edhe të dielën dominuan skuadrat vendase

Të dielën janë luajtur dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve. Njëjtë si të shtunën, pikët i kanë fituar skuadrat vendase.Kështu Ferizaj fitoi ndaj Ulpianës së promovuar në Superligë, me rezultatin 39:25.Mirjeta Dinolli e Bjondina Ramabaja i shënuan nga 11 gola për Ferizajn. Numër të njëjtë golash për Ulpianën i […]

Trepça ndalet në raundin e parë të Kupës Evropiane

Trepça është ndalur në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Pasi në ndeshjen e parë me Holon Yuvalim ishte thuajse e barabartë, Trepça në ndeshjen e dytë është dominuar.Holoni izraelit fitoi me rezultat 37:25, të dielën në palestrën “Minatori” dhe avancoi në raundin e dytë të Kupës Evropiane.Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, […]

Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane

Reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Zvicrës. Marku të shtunën shënoi 10 gola nga 11 tentime në fitoren 32:26 të Kreuzlingenit ndaj Herzogenbuchsee.Në tri ndeshje në elitën e Zvicrës, Marku i ka shënuar 23 gola.Kreuzlingeni renditet i treti me 4 pikë. Në kategorinë e dytë daneze, Njoma […]

Suzana Ujkiq debuton me sukses në Francë

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, karrierën po e vazhdon në Francë. Ujkiq deri në fund të kampionatit të kaluar luajti për Istogun, ndërsa javë më parë është transferuar te skuadra Yutz, që garon në kategorinë e tretë franceze.Ujkiq të shtunën e ka luajtur ndeshjen e parë kampionale. Nga afër e ka përcjellë selektori […]

Trepça lufton por megjithatë mposhtet nga skuadra izraelite

Trepça është mbajtur në lojë deri në pesë minutat e fundit të takimit ndaj skuadrës izraelite, Holon Yuvalim. Por mitrovicasit në fund megjithatë kanë humbur me rezultat më të lartë se që realisht e kanë merituar. Holoni të shtunën mbrëma në “Minatori” fitoi me 29:22. Shkëputja e madhe e izraelitëve në rezultat është bërë në […]