Më 11 shtator fillon edicioni i ri i garave

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Janë marrë vendime të rëndësishme sa i takon hendbollit kosovar. Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 11 shtator. Janë ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së hendbollistëve që do […]
Ramosaj vazhdon karrierën në Zvicër

Njëri prej lojtarëve kryesorë në Kombëtaren e Kosovës në hendboll, Bujar Ramosaj, do ta vazhdojë karrierën në Zvicër. Ramosaj ka bërë të ditur të shtunën se ka arritur marrëveshje me skuadrën Kreuzlingen, që aktualisht po qëndron në Pejë në fazë përgatitore. Kreuzlingeni garon në Ligën B të Zvicrës, ndërsa ka synime që edicionin e ardhshëm […]
Përfundon Evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit në kuadër të Kampionatit Evropian të këtij viti (Divizioni B). Në Riga të Letonisë, Kosova U19 u mposht nga Luksemburgu me rezultat 38:20. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10.Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar.Fare pak gjëra kanë funksionuar […]
Hashani në Evropianin në Varna të Bullgarisë

Pos me ekipet kombëtare, Federata e Hendbollit e Kosovës këtë verë në kampionatet kontinentale për grupmosha është prezantuar edhe me zyrtarë. Pos gjyqtarëve të FHK-së me thirrje të EHF-së, i angazhuar është edhe delegati i EHF-së, Fahredin Hashani. Hashani është i deleguar dhe po e kryen me sukses punën e besuar në Kampionatin Evropian të […]
Kosova U19 me paraqitjen më të mirë në Evropian, humb në fund nga Mali i Zi

Loja e Kosovës U19 sa shkon e përmirësohet në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Riga të Letonisë. Djemtë e trajnerit Taib Kabashi të enjten ishin rivalë të barabartë me Malin e Zi, ndërsa vetëm në aksionet e fundit malazezët kanë arritur te fitorja. Ndeshja përfundoi me rezultat 30:26 për Malin e […]
Bujar Qerimi: Jemi në grup të vështirë por synojmë kualifikimin

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi e ka vlerësuar të vështirë grupin në fazën e parë kualifikuese evropiane për Botërorin e vitit 2023 në hendboll. Shorti i tërhequr të enjten ka përcaktuar që Kosova të jetë në grupin A së bashku me Belgjikën, Turqinë e Greqinë. Sipas selektorit Qerimi grupi i Kosovës është më i fortë […]
Kosova në grupin A, luan me Belgjikën, Turqinë e Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luaj në Grupin A në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Shorti për fazën e parë të kualifikimeve evropiane për Botërorin e ardhshëm është tërhequr të enjten. Në grupin e parë janë Belgjika, Turqia, Greqia e Kosova. Pra është një grup i vështirë, ku […]
Kombëtarja e Kosovës mëson të enjten kundërshtarët e kualifikimeve për Botëror

Rrugëtimi i Kosovës për në Kampionatin Botëror të vitit 2023 në hendboll fillon të enjten kur tërhiqet shorti i fazës së parë të kualifikimeve evropiane. Pas sukseseve në vitet e fundit, sidomos në ciklin e fundit kualifikues, Kombëtarja jonë do ta kërkojë suksesin në kualifikimet për Botëror. Kalimi i fazës së parë kualifikuese është synim […]
Rënia në pjesën e dytë kushton me humbje në ndeshjen ndaj Holandës

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka fituar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Holandës. Por rënia në pjesën e dytë ka kushtuar me humbje. Të martën në Riga të Letonisë, Kosova U19 humbi 36:22 nga Holanda, në Evropianin e Divizionit B. Pas pjesës së parë rezultat ishte 11:10 në të mirë të Kosovës. Në […]
Paraqitje solide e Kombëtares U19 në hapje të Evropianit

Kosova U19 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Riga të Letonisë. Por paraqitja e djemve tanë ishte premtuese, ndonëse përballë e kishin Turqinë. Të hënën pasdite, Turqia fitoi me rezultat 32:24, por Kombëtarja jonë ishte në lojë thuajse deri në minutat e fundit. Ka pasur gjëra shumë […]