Ferizaj me kundërshtar nga Holanda

Në Kupën Evropiane garon edhe KHF Ferizaj. Në raundin e dytë Ferizaj takohet me skuadrën nga Holanda, JuRO Unirek VZV.Ndeshja e parë luhet më 16 apo 17 tetor në Holandë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Ferizaj.Kupa Evropiane (EHF European Cup) është niveli i tretë i garave evropiane për klube.
KHF Prishtina takohet me Vardarin në Kupën Evropiane

KHF Prishtina është skuadra e parë kosovare që ka mësuar kundërshtarin evropian për edicionin 2021/2022.Hendbollistet prishtinase në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) do të takohen me Vardarin e Shkupit. Prishtina në ndeshjen e parë do të jetë vendase.Ndeshja e parë luhet më 16 apo 17 tetor në Prishtinë, ndërsa e kthimit […]
Përfundon Evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ka përfunduar të dielën paraqitjen në Evropianin e Divizionit B në Shkup. Vajzat tona ndeshjen e fundit e kishin ndaj Finlandës. Rezultati në fund ishte 39:26 në të mirë të Finlandës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për finlandezet. Ndeshja ishte e vlefshme […]
Bytyqi e Kasapi ndanë drejtësinë në gjysmëfinale të Evropianit në Shkup

Dy gjyqtarët e FHK-së, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi kanë qenë të angazhuar në Evropianin e Divizionit B për hendbolliste që po mbahet në Shkup.Në këtë Evropian po merr pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës. Por, pos me Kombëtare, FHK-ja u prezantua edhe me dy prej gjyqtarëve evropianë që i ka.Dyshja gjakovare, Bytyqi – Kasapi, ka […]
Hendbollistet e reja pësojnë nga Islanda, nesër e kanë ndeshjen e fundit

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë luajtur edhe një ndeshje në kuadër të Evropianit të Divizionit B. Të shtunën në mesditë në Shkup, Kombëtarja jonë humbi nga Islanda me rezultat 37:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:10 për islandezet. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman. Islanda u rendit e treta në Grupin […]
Kombëtarja U19 pëson nga nikoqiri, e presin ndeshjet për plasman

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës kanë vazhduar me ndeshje në Evropianin e Divizionit B në Shkup. Të enjten mbrëma hendbollistet tona janë takuar me nikoqirin, Maqedoninë e Veriut. Përkundër angazhimit të vajzave, Kombëtarja ka humbur me rezultat 33:16. Kosova U19 ka përfunduar e katërta në grup. Tani i ka ndeshjet për plasman. Të shtunën […]
Testohen hendbollistet e grupmoshës U17

Të mërkurën në Ferizaj janë testuar hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U17 të Kosovës. Pjesëmarrëse ishin plot 29 hendbolliste të klubeve tona. Selektori Agron Shabani dhe trajnerët Arben Parduzi e Granit Sahiti kanë përcjellë me vëmendje punën e lojtareve të reja, një pjesë e të cilave do tē paraqiten në Evropianin e Divizionit B […]
Më 16 korrik fillon afati kalimtar

Më 16 korrik fillon afati i rregullt kalimtar veror për hendbollistë dhe hendbolliste. Vendimin e mori Bordi i FHK-së, me propozim të Komesarit të Garave.Të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë të gjithë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që e kanë fletëlëshimin e klubit, konform Rregullores mbi regjistrimin e […]
Drejtuesit e FHK-së presin presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci kanë pritur të mërkurën presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltari, Besim Aliti.Të dyja palët kanë diskutuar gjetjen e formave të forcimit të bashkëpunimit mes FHK-së dhe KOK-ut. Drejtuesit e hendbollit […]
Prishtina, Trepça e Vëllaznimi nisin prej raundit të parë, Besa Famgas prej të dytit

KH Prishtina, KH Trepça e KH Vëllaznimi do të nisin që në shtator paraqitjen në gara evropiane. Të tri skuadrat e hendbollistëve do të garojnë në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Në këtë raund garojnë 30 skuadra gjithsej. Shorti është më 20 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 11/12 dhe 18/19 shtator. […]