Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore me shumë peshë e hendbollisteve të reja ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Me një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitoren e parë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Shkup. Të hënën pasdite, hendbollistet e reja kanë fituar ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultat 30:28. Pjesa e parë i takoi hendbollisteve boshnjake, që në pushim shkuan […]

Më 14 korrik testohen lojtaret e Kombëtares U17

Të mërkurën më 14 korrik është grumbullimi i parë i hendbollisteve të Kombëtares U17 të Kosovës. Është planifikuar një testim i lojtareve kandidate, që do të bëhet në palestrën në Ferizaj, nga ora 10:00. Hendbollistet e reja duhet të kenë pasaportën me vete. Kombëtarja U17 paraqitet në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Lituani […]

Humbje tjetër e Kombëtares U19 në Evropian

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Evropianin e Divizionit B. Të dielën në Shkup vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 34:15. Pjesa e parë ishte shumë e dobët për Kombëtaren tonë, në lojën e së cilës nuk ka funksionuar asgjë. Janë shënuar vetëm dy gola, […]

Kosova U19 humb ndeshjen ndaj favorites së Evropianit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e parë në Evropianin e Divizionit B, që po zhvillohet në Shkup. Që në nismë vajzat tona kishin përballë favoriten më të madhe të Evropianit në Shkup, Holandën.Holandezet kanë dominuar plotësisht që nga fillimi dhe në fund rezultati ishte 53:14 në të mirë […]

Arsim e Erdoan Vitaku ndajnë drejtësinë në Evropianin në Slloveni

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë të fitojnë besimin e Federatës Evropiane (EHF). Dy gjyqtarët mitrovicas, Arsim e Erdoan Vitaku, janë deleguar për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste, që të enjten filloi në Celje të Sllovenisë. Për çiftin Vitaku është hera e pestë rresht që drejton ndeshje në Kampionate […]

Hendbollistet e reja i presin ndeshje të vështira në Evropianin në Shkup

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës janë në fund të fazës përgatitore për Kampionatin Evropian të Divizionit B që prej 10 deri më 18 korrik mbahet në Shkup.Kombëtarja jonë është përgatitur në Istog, ndërsa i ka pasur edhe dy ndeshje stërvitore me Bullgarinë në Gabrovo. Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani dhe trajnerit Faruk Shala […]

Plot tetë skuadra kosovare në gara evropiane

Plot tetë skuadra kosovare të hendbollit do të jenë pjesë e skenës evropiane në edicionin e ardhshëm, 2021/2022.Pra të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të dalë në gara kontinentale, si asnjëherë deri më tani. Paraqitja në Evropë vlerësohet shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, ndërsa shumë prej […]

Mblidhet Kombëtarja U19 e hendbollistëve

Dje aktivitetin e parë për këtë verë e ka pasur edhe Kombëtarja U19 e hendbollistëve. Nën mbikëqyrjen e selektorit Bujar Qerimi dhe kryetrajnerit të kësaj gjenerate, Taib Kabashi, hendbollistët e rinj u janë nënshtruar testimeve të ndryshme. Grumbullimi i parë është mbajtur në Prishtinë. Muajin tjetër kjo gjeneratë premtuese merr pjesë në Evropianin e Divizionit […]

Fitore në ndeshjen e dytë ndaj Bullgarisë

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka luajtur sot ndeshjen e dytë stërvitore ndaj Bullgarisë. Në Gabrovo, vajzat tona kanë fituar me rezultat 30:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për Kombëtaren tonë. Gjatë ndeshjes epërsia ka shkuar deri në gjashtë gola. Paraqitja ishte e nivelit më të lartë se në ndeshjen e parë, […]