Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore bindëse e vajzave tona ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të mira që dha në ndeshjet në Austri, Kombëtarja e Kosovës të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë e mposhti Qipron me rezultat 30:21. Ndeshja me Qipron i takoi grupit A të fazës së parë kualifikuese për Euro […]

Portugalia nis me fitore bindëse

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia fitoi ndaj Luksemburgut me rezultat 38:14. Ishte kjo ndeshja e parë e Grupit A të raundit të parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave. Portugalia është bartësja e parë dhe ndaj Luksemburgut ka dëshmuar nivelin që ka. Prej […]

Kosova e gatshme për kualifikimet në Prishtinë

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë zhvillohet turneu i Grupit A të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022” në konkurrencë të femrave. Në Grupin A bëjnë pjesë Portugalia, Kosova, Luksemburgu dhe Qipro. Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në kualifikimet […]

Punë e optimizëm te Kombëtarja në prag të kualifikimeve

Tri prej alove tona, Albina Rugova, Pashke Marku e Fitore Aliu dhe qendra Marigona Hajdari janë të kënaqura me punën në Kombëtare dhe atmosferën para ndeshjeve vendimtare që i luajmë prej të enjtes deri të dielën. “Na presin ndeshje të vështira por do të jemi gati. Vetëm me angazhim e përkushtim është i mundur suksesi”, […]

Pionieret zhvilluan ndeshjet çerekfinale

Garë interesante po zhvillohet edhe në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll. Të dielën janë luajtur ndeshjet çerekfinale. Ndeshjet çerekfinale janë luajtur në Ferizaj. Çerekfinalen e parë mes Ferizajt dhe Jusuf Gërvallës e fitoi skuadra ferizajase me rezultat 30:22. Vëllaznimi i Gjakovës e ka mposhtur KEK-un me shifrat 29:23, derisa Vushtrria e mposhti Deçanin […]

Besa Famgas fiton titullin e kampionit te pionierët

Skuadra pejane, Besa Famgas ka shtrirë suksesin edhe në Ligën e Pionierëve. Pasi me ekipin senior ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, Besa Famgas të dielën fitoi edhe titullin e kampionit për grupmoshën e pionierëve. Në finalen e Ligës së Pionierëve, të luajtur të dielën në Pejë, Besa Famgas e mposhti Deçanin […]

Zhegra fiton ndeshjen për vend të tretë në Ligën e Pionierëve

Zhegra edhe të dielën ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në hendboll. Hendbollistët e rinj zhegras kanë zënë vendin e tretë në Ligën e Pionierëve.Në ndeshjen për vend të tretë Zhegra e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 31:18. Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Elion Goçi shënoi 13 gola për Zhegrën, […]

Deçani e Besa Famgas takohen në finalen e Ligës së Pionierëve

Të shtunën në Deçan janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Kalimin në finale e kanë siguruar Besa Famgas e Deçani. Skuadra pejane, Besa Famgas fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 18:14. Olsi Mulaj me 6 dhe Ersi Sheqerolli me 5 gola ishin më efikasët te Besa Famgas. Elion Goqi shënoi […]

Gjikokaj: Na presin ndeshje të vështira, por synojmë kualifikimin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar të premten me seanca stërvitore në prag të ndeshjeve të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022. Për ndeshjet ndaj Qipros, Luksemburgut e Portugalisë pritet shumë prej Mirela Gjikokajt, njërës prej hendbollisteve të para që kanë ardhur në Kombëtare nga vendet evropiane. Gjikokaj në edicionin e ri do […]

Çerekfinalet e pioniereve luhen në Ferizaj

Kanë përfunduar garat e rregullta për grupmoshën e pioniereve. Garat janë zhvilluar në grupe, me pjesëmarrjen e shumicës së skuadrave. Gjatë javëve të kaluara ka pasur ndeshje të mira e interesante, ndërsa kanë defiluar lojtare me potencial të madh dhe të ardhme të ndritur. Të dielën luhen ndeshjet çerekfinale. Është vendosur që çerekfinalet të zhvillohen […]