Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 e luajti ndeshjen e parë në Botëror

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, Kombëtarja jonë u përballë me Zvicrën dhe pësoi me rezultat 35:25. Kombëtarja jonë pati paraqitje pozitive në pjesën e parë, përjashto minutat e fundit. Ishte disa herë në […]

Një vit pa Izet Gjinovcin, personalitetin unik të sportit kosovar

Sot është bërë një vit prej se ndërroi jetë Izet Gjinovci, personaliteti unik dhe i papërsëritshëm i hendbollit dhe sportit kosovar. Gjinovci ndërroi jetë më 5 gusht 2024, në moshën 63-vjeçare. Ndonëse shëndeti e sfidoi, kjo nuk e ndali që deri në frymën e fundit t’i kryej me përgjegjësi detyrat dhe obligimet si sekretar i […]

Kosova U17 mposhtet në ndeshjen e parë të Evropianit

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë zhvilluar të hënën mbrëma ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian (B) në Prishtinë. Vajzat tona pësuan 35:29 nga Bullgaria. Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, por bullgaret e reja shfaqën më shumë. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 16:16. Te Kosova U17 më efikasja ishte […]

U hap zyrtarisht Evropiani U17 në Prishtinë

Është mbajtur ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Evropian U17 për hendbolliste, që po mbahet në Prishtinë. Hapjen zyrtare të Evropianit e bënë presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe përfaqësuesja e EHF-së, Leonor Mallozzi. Presidenti Kolgeci u ka dëshiruar sukses dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë delegacioneve nga shtatë shtetet e tjera. Në hapje të […]

Të hënën Kombëtarja U19 udhëton për në Botërorin në Egjipt

Pas një faze të gjatë dhe të suksesshme përgatitore, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është gati për të nisur garën në Kampionatin Botëror. Botërori i 19-vjeçarëve mbahet në Egjipt, vend në të cilin Kombëtarja jonë udhëton të hënën (nesër). Ndeshjet e para janë të mërkurën, më 6 gusht, ndërsa Botërori përfundon më 17 gusht. […]

Prej të hënës Evropiani i radhës në Prishtinë

Prej 4 deri më 10 gusht, Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë sërish do të jetë arenë e një ngjarjeje të rëndësishme të hendbollit. Për shkak të besimit që ka fituar në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF) dhe Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Federata e Hendbollit e Kosovës çdo vit e organizon të paktën […]

Kombëtarja U19 e përfundon qëndrimin në Slloveni me tri fitore

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë) e ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë në Velenje të Sllovenisë. Të martën djemtë tanë fituan 26:24 ndaj U19 të Kuvajtit. Me këtë Kombëtare, Kosova U19 u përball edhe të premten dhe të dielën. Edhe ato dy ndeshje i fituan djemtë tanë, që kthehen me optimizëm në vendin […]

Kombëtarja U19 e fiton edhe miqësoren e dytë me Kuvajtin

Hendbollistët e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë zhvilluar të dielën edhe miqësoren e dytë me Kuvajtin. Në Velenje të Sllovenisë djemtë tanë fituan 26:21. Ndaj Kuvajtit, Kombëtarja jonë fitoi edhe dy ditë më parë. Ka pasur përmirësime në elemente të lojës së Kombëtares sonë në krahasim me ndeshjen e parë. Pas dy ditësh është […]

Përfundon turneu i hendbollit në rërë, shpallen fituesit

Ka përfunduar të dielën mbrëma turneu i hendbollit në rërë, “Summer Beach Tournament”. Pas një gare të mirë, në atmosferë të bukur sportive, skuadrat fituese janë shpallur Samadrexha te hendbollistet dhe “Mjeshtrat” te hendbollistët. Në finale, Samadrexha fitoi me penallti ndaj Terezës. “Mjeshtrat” e fituan finalen ndaj skuadrës “Rrufeja e Plazhit”. Turneu është organizuar nga […]