Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Sot gjysmëfinalet e para të plejofit

Pas përfundimit të stinorit të rregullt, Superliga e hendbollisteve vazhdon me garat shtesë përkatësisht me plejof.Sot në program janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së plejofit. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në finale. Nga ora 16:00 takohen Vushtrria e Prishtina. Vushtrria ka përfunduar e dyta, ndërsa Prishtina e […]

Humbim por shfaqim ndeshje të madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen kualifikuese për Euro 2022. Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22. Përkundër humbjes, djemtë tanë shfaqën ndeshje të madhe. Ishte një përballje titanësh me luftë të pakompromis deri në minutat e fundit. Djemtë tanë kanë shfaqur vlera ndaj malazezëve […]

Kombëtarja e gatshme për ndeshjen vendimtare me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës është e gatshme dhe maksimalisht e motivuar për ndeshjen me Malin e Zi, që mund të vendos për kualifikim në “Euro 2022”. Kosova e Mali i Zi takohen të mërkurën (sonte) nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja i takon Grupit 8 të fazës  së dytë kualifikuese. […]

Përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve

Të dielën janë luajtur dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Me këto ndeshje ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit në elitën e hendbollisteve. Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj luajnë në plejof. Drita si e parafundit luan në plejaut me të dytin e Ligës së Parë, ndërsa KEK-u […]

Istogu pa telashe te fitorja e 22-të, Prishtina fiton në Vushtrri

Janë luajtur të shtunën katër ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së hendbollisteve. Është kjo xhiroja e fundit e pjesës së rregullt të garave.Istogu ka vazhduar ecurinë pozitive, duke shënuar fitoren 22-të rresht. Istogaset fituan bindshëm ndaj Ferizajt me rezultat 42:19. Ndeshja e liderit me kampionin në fuqi u luajt në Ferizaj.Istogu në plejof […]

Dy derbi në xhiron përmbyllëse

Të shtunën e të dielën luhen ndeshjet e xhiros së fundit (22) të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Më pas edicioni vazhdon me garat shtesë (plejof), ku përcaktohet kampioni. Në kuadër të javës së 22-të janë dy derbi, ku takohen skuadrat e kreut të tabelës. Të shtunën nga ora 17:00 […]

Ndeshjet e pionierëve në katër qendra të ndryshme

Në fundjavë fillon kampionati i pionierëve. Prioritet i Federatës së Hendbollit të Kosovës është puna me gjenerata të reja dhe në këtë drejtim shërben shumë edhe Liga e pionierëve. Hendbollistët njomakë të shtunën e të dielën u luajnë ndeshjet e javës së parë dhe të dytë. Ndeshjet zhvillohen në katër qendra të ndryshme: Deçan, Pejë, […]

Edhe një e arritur e FHK-së, Izet Gjinovci në Gjykatën e Apelit të EHF-së

Në Kongresin e 15-të të Federatës Evropiane të Hendbollit është shënuar edhe një sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të EHF-së. Zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe për organe tjera drejtuese janë mbajtur të premten pasdite. Michael Wiederer ka fituar […]

Filluan punimet e Kongresit të EHF-së

Kanë filluar sot në Vjenë punimet e Kongresit Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në Kongres po marrin pjesë edhe drejtuesit e FHK-së, presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti, Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Paradite janë prezantuar dhe miratuar raporte të ndryshme, kurse pasdite janë zgjedhjet për president, Komitet Ekzekutiv dhe pozita tjera. Drejtuesit […]

Demaj u bashkohet motrave Hajdari në elitën daneze

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, do të luaj në edicionin e ardhshëm në elitën daneze. Ajo ka firmosur për dy vite me skuadrën Ringkobing, që është promovuar në elitë. Te Ringkobingu janë motrat Marigona e Arlinda Hajdari, po ashtu reprezentuese të rëndësishme të Kosovës. Demaj është larguar nga skuadra Vendsyssel, që do të luaj në […]