Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Delegacioni i FHK-së merr pjesë në Kongresin e Federatës Evropiane

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës do të marrin pjesë në Kongresin Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit që mbahet të premten e të shtunën në Vjenë të Austrisë. FHK-ja do të përfaqësohet në Kongres nga presidenti Eugen Saraçini, nënpresidenti Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Presidenti Saraçini me bashkëpunëtorë do ta […]

Besa Famgas pa telashe kalon në finale të plejofit

Ashtu si pritej, Besa Famgas nuk ka hasur shumë rezistencë për të kaluar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra pejane të martën e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 49:23. Për Besën ishte fitorja e dytë e thellë, pas asaj në fundjavë në Pejë. Me dy fitore, Besa Famgas […]

Prishtina në finale të plejofit

Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina të martën pasdite e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 40:27. Për Prishtinën ishte fitorja e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës, që e dërgon në finale. Stinorin e rregullt Prishtina e përfundoi në vend të dytë ndërsa Trepça ishte […]

Besa Famgas e Prishtina në kërkim të finales së madhe

Të martën (sot) luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Besa Famgas e Prishtina sot kërkojnë kalimin në finalen e madhe të plejofit në të cilën vendoset titulli i kampionit.Kampionia aktuale dhe liderja e pjesës së rregullt, Besa Famgas takohet në Gjakovë me Vëllaznimin vendas. […]

Deçani promovohet në Superligë, Rahoveci i dyti në Ligën e Parë

Deçani është kampion i Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Deçani vazhdon të konfirmohet si qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, ndërsa skuadra deçanase në edicionin e ardhshëm do të jetë në Superligë. Liga e Parë ka përfunduar të dielën. Deçani ka mbledhur 33 pikë që i mjaftojnë për pozitën […]

Ulpianës i dorëzohet Kupa e kampionit të Ligës së Parë

Ulpiana e Lipjanit është kampione e Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ulpiana ka mbledhur 24 pikë, duke i fituar të gjitha 12 ndeshjet në edicionin 2020\2021. Ulpiana në edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës në hendboll. Kupa për skuadrën kampione është dorëzuar të dielën në […]

Fitore për skuadrat ferizajase

Skuadrat ferizajase kanë fituar ndeshjet e së dielës në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së 21-të, kampioni aktual, Ferizaj, fitoi ndaj Vjosës në Shtime me rezultat 31:28. Albulena Basha shënoi 7 gola, ndërsa 6 i realizoi Albulena Kelmendi për Ferizajn. Benita Shabani ishte më efikasja te Vjosa me 8 gola. Ferizaj është i […]

Tri për vendasit një për mysafirët

Skuadrat vendase kanë fituar tri prej katër ndeshjeve të luajtura të shtunën në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Është kjo java e parafundit e stinorit të rregullt. Istogu ka vazhduar me bilanc 100% duke e mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 42:23. Pranvera Ferataj ishte […]

Prishtina fiton bindshëm ndaj Trepçës

Me fitore bindëse Prishtina e ka nisur serinë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës. Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, përfundoi me fitoren 40:26 të Prishtinës. Skuadra prishtinase herët nisi shkëputjen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 19:9. Tani Prishtinës i duhet edhe një fitore ose një […]

Besa Famgas bën hapin e parë drejt finales

Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.Skuadra pejane të shtunën e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. Në palestrën “Karagaçi”, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin bindës, 40:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:11. Arnbios Mushkolaj ishte më efikasi te […]