Derbi i madh në Ligën e Parë

Këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e xhiros së fundit (18) në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Derbi i madh luhet në Rahovec, të dielën nga ora 18:00. Takohen Rahoveci dhe Samadrexha.Të dielën është edhe ndeshja Deçani – KEK-u, që fillon në ora 17:00. Deçani është lider me 31 pikë dhe me fitore […]
Favoritët në kërkim të fitoreve të reja

Të shtunën e të dielën zhvillohet xhiroja e 21-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën janë katër ndeshje e të dielën dy të tjera. Por skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të kenë telashe për të arkëtuar pikët e reja. Istogu, që i ka fituar 20 ndeshjet e […]
Të shtunën ndeshjet e para të plejofit

Pasi të enjten përfundoi pjesa e rregullt e edicionit, gara në Superligën e hendbollistëve vazhdon me ndeshjet gjysmëfinale të plejofit. Ndeshjet e para të plejofit luhen të shtunën. Kampionia dhe liderja, Besa Famgas e pret Vëllaznimin në “Karagaçi” nga ora 17:00. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe llogaritet favorite e madhe. […]
Luigj Quni vazhdon shkëlqimin, shpallet lojtar i ndeshjes

Pivoti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës në hendboll. Quni të enjten u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Skuadra e Qunit, Amicitia Zuerich humbi 29:27 nga Suhr Aarau. Por Quni ishte i shkëlqyeshëm. Ai realizoi gjashtë gola nga gjashtë tentime. Forma e Qunit dhe e lojtarëve […]
Besa Famgas 100 %, Prishtina mposht Kastriotin, Vëllaznimi në plejof

Janë luajtur të enjten edhe dy ndeshjet e fundit në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 28-të, Besa Famgas e mposhti Drenicën me rezultat shumë të lartë, 63:16. Për skuadrën pejane ishte fitorja e 28-të rresht. Pra kampioni aktual e përfundon edicionin e rregullt me të gjitha ndeshjet të fituara. […]
Vëllaznimi fiton me përmbysje, futet në garë për plejof

Vëllaznimit i ka takuar ndeshja e parë e javës së fundit (28) të Superligës A të Kosovës në hendboll . Në një ndeshje interesante të luajtur të mërkurën në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Trepçës me dy gola dallim, 34:32. Vendasit kanë përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për të arritur te fitorja. Pas pjesës së […]
Përkundër ofertave nga Gjermania, Pashke Marku mbetet te Kreuzlingeni

HSC Kreuzlingen ka befasuar me rezultate të mira në edicionin aktual të Superligës së Zvicrës në hendboll. Kreuzlingeni, ku ndihmës-trajner është kapiteni ynë, Valon Dedaj, do të luaj në plejof të kampionatit të Zvicrës për herë të parë. Prej më meritoreve për këtë sukses është hendbollistja jonë, Pashke Marku. Pashkja ka vazhduar kontratën me Kreuslingenin […]
Luhen ndeshjet e xhiros së fundit, Besa Famgas drejt një edicioni pa humbje

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e javës së 28-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Është kjo java e fundit e stinorit të rregullt në kampionatin e hendbollistëve. Më pas titulli i kampionit përcaktohet përmes plejofit. Të mërkurën prej orës 17:30 është takimi Vëllaznimi – Trepça. Vëllaznimi kërkon fitore për të barazuar […]
Vëllaznimi merr pikët në Drenas

Drenica e Drenasit nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas në ndeshjen ndaj Vëllaznimit. Ndeshja e javës së 27-të të Superligës A mes Drenicës dhe Vëllaznimit u fitua nga skuadra gjakovare me rezultat 43:26. Mali Luzha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 14 gola kurse Ardi Halilaj realizoi 10 gola. Te Drenica, Endrit Hamza shënoi […]
Istogu shënon fitoren e 20-të rresht, triumfon edhe Ferizaj

Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës. Istogu të dielën fitoi 47:16 ndaj Vjosës së Shtimes. Për istogaset ishte fitorja e 20-të rresht në këtë edicion. Skuadra e Istogut udhëheq në tabelë me 40 pikë. Vjosa është e 11-ta me vetëm 6 pikë. […]