Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja e hendbollisteve mësoi kundërtshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022.Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.Kosova për […]

Kthehen ndeshjet e Superligës A

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, të mërkurën e të enjten vazhdon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshjet luhen në atmosferë shumë të mirë që e ka sjellë fitorja e Kombëtares sonë ndaj Rumanisë në Bukuresht. Shumë prej lojtarëve që siguruan fitoren historike, do të jenë pjesë e skuadrave […]

Caktohen çiftet çerekfinaliste te hendbollistët

Besa Famgas është favorite e madhe për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që Besa Famgas të takohet në udhëtim me Prizrenin. Në ndeshjet tjera mund të ketë më tepër rivalitet. Drenica e pret Kastriotin, kurse Trepça e Vushtrria takohen në Mitrovicë. Dy […]

Ndeshje interesante në çerekfinale te hendbollistet

Vushtrria e Kastrioti takohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti për këtë fazë garash është tërhequr të martën. Ndërsa ndeshjet luhen më 24 e 25 mars. Vushtrria është fituese në fuqi e Kupës dhe ka pretendime në këtë garë. Por edhe ferizajaset kërkojnë rastin e tyre. Shqiponja – […]

EHF: Kosova në gjah për të shkruar histori

Federata Evropiane e Hendbollit i ka kushtuar rëndësi fitores së Kombëtares së Kosovës në Bukuresht ndaj Rumanisë. EHF-ja e ka përzgjedhur fitoren e Kosovës (30:25) si një prej gjërave të veçanta të ndeshjeve të fundit kualifikuese për “Euro 2022”. “Duket se në mesin tonë mund të kemi një Kombëtare që kualifikohet për herë të parë […]

Deklaratat pas ndeshjes

Bujar Qerimi (selektor) Loja e sotme ka qenë lojë fantastike. Lojë me mend, me motivim shumë të madh. Lojtarët e kanë treguar se pika e fituar të mërkurën në Prishtinë është jashtëzakonisht e merituar dhe e vendosën fatin, dëshirën dhe luftën që e kanë bërë. E gjitha është e merituar. Kastriot Jupa (hendbollist) Qershia mbi […]

Fitore historike në Bukuresht

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur suksesin më të madh të saj të dielën në Bukuresht. Kombëtarja jonë e mposhti Rumaninë vendase me rezultat bindës, 30:25. Është kjo fitorja jonë e parë në kualifikime evropiane si mysafir dhe ndaj Kombëtares më të madhe. Ndeshjen e nisëm keq, por shpejt u konsoliduam dhe mbajtëm rezultatin […]

Kombëtarja vazhdon përgatitjet, vajzat shumë të motivuara

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) po vazhdon në Istog përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme në Austri. Selektori Agron Shabani është i kënaqur me punën që po bëhet. Ai tregon se vajzat janë shumë të motivuara.“Atmosfera është shumë e mirë. Ka kohë që nuk kemi pasur tubime të këtij lloji. Vajzat janë shumë […]

Fitore edhe për Prishtinën e Kastriotin

Java e 17-të e Superligës së hendbollisteve ka vazhduar të shtunën me dy ndeshje të tjera.Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi.Prishtina e mposhti Vjosën me rezultat 38:18, derisa Kastrioti fitoi ndaj Dritës me rezultat 39:26.Prishtina renditet e treta me 29 pikë. Kastrioti është i katërti me 23 pikë, ndërsa Vjosa e Drita janë në pjesën […]

“Jemi bashkuar edhe më shumë si ekip”

Ekipi i perfaqesueses se kosoves e rreshtuar para ndeshjes me Rumanine

Kombëtarja jonë ka arritur në Bukuresht dhe po bëhet gati për stërvitje. Nesër e kemi ndeshjen e rëndësishme ndaj Rumanisë, ku synim është mbrojtja e barazimit të madh të arritur në Prishtinë. Atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë e mirë. Këtë e konfirmon kapiteni Valon Dedaj. “Udhëtimi ka qenë shumë i mirë. Jemi bashkuar edhe […]