Fitorja e 17-të për Istogun

Istogu e ka shënuar edhe fitoren e 17-të në këtë edicion të Superligës së hendbollisteve. Të premten në kuadër të javës së 17-të, Istogu fitoi si mysafir ndaj Jusuf Gërvallës me rezultat 37:24. Istogu udhëheq në tabelë me 34 pikë. Jusuf Gërvalla renditet në vend të tetë me 12 pikë.
Hendbollistet mblidhen në Istog

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është mbledhur sot për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të javës së ardhshme. Grumbullimi është bërë në Istog ku vajzat do të përgatiten deri të mërkurën, kur Kombëtarja niset për në Austri. Në Austri luajmë me Austrinë dhe Italinë në kualifikimet për Botërorin 2021. Stërvitjen e […]
Vushtrria pa telashe ndaj fqinjeve nga Samadrexha

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë të javës së 17-të të Superligës së hendbollisteve. Të premten, Vushtrria në palestrën e saj e mposhti rivalen fqinje, Samadrexhën, me rezultat 36:23.Pjesa e parë ishte më e barabartë, përfundoi 14:11. Luljeta Sopjani me 7 dhe Zade Zymberi, Kosovare Avdiu e Lorena Matarova me nga 6 gola ishin […]
Përballja vushtrriase hap javën e 17-të

Ndeshja mes Vushtrrisë e Samadrexhës hap javën e 17-të në Superligën e hendbollisteve. Kjo ndeshje është sot nga ora 17:30 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”.Vushtrria është e dyta me 28 pikë, kurse Samadrexha mban vendin e shtatë me 12 pikë.Të premten është ndeshja Jusuf Gërvalla – Istogu, që luhet nga ora 16.00. Istogu është […]
Barazim me shije të fitores

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur një rezultat historik të mërkurën mbrëma. Kombëtarja jonë ka barazuar 23:23 me Rumaninë, në xhiron e tretë të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”. Falë lojës me zemër dhe angazhimit maksimal, djemtë tanë morën barazimin e shumëdëshiruar, ndërsa me pak më tepër fat do të mund të […]
Suedia mposht Malin e Zi në ndeshjen e grupit tonë

Nënkampionia e botës, Suedia, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Malit të Zi. Suedezët kanë fituar me rezultat 27:24 në takimin në Lund. Takimi i takoi xhiros së katërt të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në këtë grup janë edhe Kosova e Rumania, që […]
Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë

KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar për hendbolliste që të hënën e të martën u mbajt në Gjakovë. Turneun tradicional për festat e marsit e organizoi KHF Shqiponja.Pos Shqiponjës e Istogut morën pjesë Çairi i Shkupit dhe Nikshiqi i Malit të Zi.Në gjysmëfinale, Istogu fitoi ndaj Çairit, kurse Nikshiqi e mposhti skuadrën nikoqire, Shqiponjën.Në finale, […]
FHK-ja firmos marrëveshje sponsorizimi me Gorenjen

Federata e Hendbollit e Kosovës ka firmosur marrëveshje sponsorizimi me GNTC-Gorenje. Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të këtij viti dhe përmes saj do të përkrahen aktivitetet e shumta të FHK-së, duke përfshirë edhe ato me ekipet kombëtare. Ekipet tona kombëtare janë vazhdimisht të pranishme në garat ndërkombëtare, me të gjitha grupmoshat dhe në […]
Rumania në kërkim të lavdisë së dikurshme

Kombëtarja e Rumanisë do të jetë kundërshtare e Kosovës të mërkurën, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022. Ndeshja do të luhet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Rumania aktualisht është e dyta në grupin e tetë. Në xhiron e parë pësoi 33:30 nga Suedia në Partille, […]
Kombëtarja në fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen me Rumaninë

Janë në fazën finale përgatitjet e Kombëtares së Kosovës në hendboll për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Shtabi teknik në krye me selektorin Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e lojtarëve. Edhe lojtarët i vlerësojnë të suksesshme përgatitjet, përkundër disa telasheve të vogla me lëndime. Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për Euro […]