Trepça kthehet në vend të tretë, Drenica thellon krizën e Prizrenit

Trepça ka mposhtur Zhegrën për t’u kthyer në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten në kuadër të javës së 17-të, Trepça e mposhti Zhegrën me rezultat 30:23. Trepça me fitore u kthye në vend të tretë me 21 pikë, një më shumë se Kastrioti që është i katërti. Zhegra është […]
Faleminderit Taip Ramadani

Pas një bashkëpunimi shembullor për gati pesë vjet, erdhi koha për të ndarë rrugët me Taip Ramadanin. Ramadani në prill të vitit 2016 ishte emëruar në postin e selektorit të Kosovës në hendboll (meshkujt) dhe punën e ka kryer me përkushtim e dinjitet. Në pamundësi që të udhëtoj nga Australia, Ramadani ka paraqitur dorëheqjen, të […]
Llapi e mposht edhe Kastriotin, del në vend të tetë

Llapi ka vazhduar serinë impresive në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të mërkurën në kuadër të javës së 17-të, Llapi në Podujevë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 35:32. Pas pjesës së parë llapjanët kishin epërsi 19:14.Ferizajasit në pjesën e dytë ia dolën të barazojnë rezultatin e madje edhe të […]
Bujar Qerimi emërohet selektor i Kosovës

Bujar Qerimi është emëruar selektor i Kosovës në hendboll (meshkujt). Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Emri i njohur i hendbollit kosovar do të jetë në krye të ekipit kombëtar në katër ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.Kosova më 10 mars e pret Rumaninë në Prishtinë, ndërsa më […]
Federata e Hendbollit e Kosovës uron gjithë komunitetin sportiv për 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Për 13 vjet, por edhe për kohë shumë më të gjatë, jemi angazhuar si komunitet i hendbollit për shtetndërtim dhe për madhështim të vendit tonë. Flamurin e kemi ngritur në arenat më të mëdha, kemi bërë të mundur që shteti të prezantohet edhe atje ku pretendojnë se nuk na njohin. Përmes hendbollit këtë do ta […]
E 17-ta për Besa Famgasin

Ashtu si pritej, Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë ndaj Vushtrrisë. Besa ishte vendase, por ndeshja me marrëveshje të dy klubeve u luajt të martën në Vushtrri. Skuadra pejane fitoi me rezultat 48:13. Yll Muqolli ka realizuar 13 gola për Besa Famgas, kurse J. Muqolli shtoi 8. Te Vushtrria u dallua M. Jashari me […]
Sot fillon xhiroja e 17-të

Me ndeshjen Besa Famgas – Vushtrria fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet të martën (sonte) nga ora 19:00. Me marrëveshje të klubeve, ndeshja luhet në Vushtrri. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 32 pikë dhe është favorite e madhe për fitoren e 17-të rresht. […]
Dy ndeshje për Bytyqin e Kasapin në Zagreb

Gjyqtarët gjakovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi kanë drejtuar dy ndeshje evropiane këtë fundjavë në Zagreb të Kroacisë. Ata ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshjet çerekfinale të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të Lokomotiva Zagrebit dhe Slavia Praha të Çekisë.Ndeshjen e parë e fitoi skuadra kroate me rezultat 30:25. […]
Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshje në Bukuresht

Dyshja vushtrriase e gjyqtarëve, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar edhe një ndeshje të garave evropiane. Këtë fundjavë është konfirmuar prania konstante e anëtarëve të FHK-së në Kupat Evropiane me zyrtarë të ndeshjeve.Beqiri e Krasniqi të dielën ishin gjyqtarë të takimit të parë të 1/8 të finales së Kupës Evropiane (meshkujt) në mes të […]
Derbi i Prishtinës, Llapi me fitore të madhe

Prishtina e ka fituar kryendeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Trepçës me rezultat 32:25. Me fitore Prishtina përforcohet në vendin e dytë me 25 pikë. Trepça ka rënë në pozitën e katërt me 19 pikë. Në vend të tretë është ngritur Kastrioti […]