Kosova luan ndaj Holandës në ditën e parë të “Yellow Cup”

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar të enjten për në Winterthur të Zvicrës, ku do të paraqiten në turneun tradicional, “Yellow Cup”. Është ky edicioni i 51-të i këtij turneu ku paraqiten Zvicra, Kosova, Italia e Holanda. Të tri kundërshtaret e Kosovës luajnë në Botëror. Të enjten mbrëma Kombëtarja jonë zhvilloi stërvitje, ndërsa të […]

Shpallet lista e Kosovës U18 dhe e Kosovës U20

Kombëtaret U18 dhe U20 të Kosovës në hendboll do të kena sfida të rëndësishme në mesin e janarit.2 kombëtaret tona të hendbollistëve do të paraqiten në IHF Trophy për zonën evropiane, që prej 13 deri më 19 janar mbahet në Prishtinë.Dy Kombëtaret tona mblidhen më 6 janar në Prishtinë, ndërsa shtabi teknik të martën ka […]

11 ekipe kombëtare në IHF Trophy në Prishtinë

Federata e Hendbollit e Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për një tjetër ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Falë bashkëpunimit shembullor me Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), prej 13 deri më 19 janar në Prishtinë mbahet IHF Trophy për Zonën Evropiane. Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ngjarja, që është […]

Urimi i presidentit Saraçini: Edhe më shumë suksese në vitin 2025

Familja jonë e hendbollit po e përmbyll një vit shumë të suksesshëm. Jemi paraqitur me sukses në Kampionatin Botëror me vajzat e Kombëtares U18, kemi organizuar dy Kampionate Evropiane për të rinj, duke triumfuar në njërin prej tyre. Me Kombëtaren A të hendbollistëve kemi avancuar sërish në fazën e kualifikimeve të rregullta për Kampionat Evropian, […]

Shpallet lista e Kosovës për “Yellow Cup”, mungojnë Jupa e Ninaj

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve në fillim të vitit 2025 do të paraqitet në turneun prestigjioz “Yellow Cup” që mbahet në Winterthur të Zvicrës. Kombëtarja jonë i zhvillon tri ndeshje, ndërsa për kundërshtarë ka ekipe kombëtare që më vonë në janar paraqiten në Kampionatin Botëror. Të premten, më 3 janar prej […]

KHF Istogu shënon 20-vjetorin e themelimit

Klubi i hendbollit Istogu e ka shënuar të shtunën 20-vjetorin e themelimit. Istogu është kampion në fuqi i Kosovës në konkurrencë të femrave, ndërsa për mbi një dekadë është prej klubeve më të mira dhe më stabile në vendin tonë. Istogu ka katër tituj të kampionit të Kosovës, pesë Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa. […]

Mbahet seminari për gjyqtarë të rinj

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës po e mbajnë seminarin për gjyqtarë të rinj.Interesimi është i madh, ndërsa gjyqtarët e rinj po marrin informatat bazike të punës fisnike të gjyqtarit sportiv.Në seminar po ligjërojnë delegati i EHF-së, Fahredin Hashani dhe gjyqtari me thirrje të EHF-së, Sherif […]

Më 30 janar Kuvendi i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi e kishte mbledhjen e radhës të enjten dhe mori vendime të rëndësishme.U vendos që Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahen më 30 janar.Po ashtu […]

Egzon Gjuka e Salemateu Camara, më të mirët e vitit 2024

Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten mbrëma i ka shpallur më të mirët e vitit 2024.Ceremonia “Laureatët 2024” është mbajtur në Hotel International Prishtina.Ceremoninë me praninë e tij e madhështoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pos tij prezent ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, […]

Ndërroi jetë Rexhep Haxhimusa, kontribues i madh i hendbollit ferizajas

Ka ndërruar jetë Rexhep Haxhimusa, që ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e hendbollit ferizajas dhe hendbollit kosovar në përgjithësi.Haxhimusa ishte kryetar i Gjykatës Supreme, ndërsa ka mbajtur edhe shumë pozita tjera të rëndësishme. Por ishte i përfshirë edhe në hendboll.Në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Haxhimusa ishte kryetar i klubit të famshëm […]