Jupa: E kam pritur çmimin e më të mirit

Kastriot Jupa për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Jupa gjatë vitit 2020 ka pasur suksese me Besa Famgas e po ashtu me Kombëtaren e Kosovës. Pivoti i Besës ka pritur që të shpallet më i miri. Të them të drejtën ky çmim është i pritshëm për mua, […]
Çmimi e motivon Albinën për suksese edhe më të mëdha

Albina Rugova për herë të parë është shpallur hendbollistja më e mirë e vitit në Kosovë. Aloja e Istogut dhe Kombëtares së Kosovës, gjatë vitit 2020 është shquar me paraqitje të mira dhe me efikasitet. Asaj pos çmimit të hendbollistes më të mirë të vitit 2020 i ka takuar edhe çmimi i golashënueses më të […]
Fjalimi i Presidentit Eugen Saraçini në Kuvendin Zgjedhor të FHK-së

Përshëndetje të nderuar kuvendarë, bashkëpunëtorë, njerëz të hendbollit, që për dekada jepni kontribut të jashtëzakonshëm për sportin tonë të dashur. Jemi mbledhur këtu në një kohë vërtetë sfiduese, kur e gjithë bota po vuan pasojat e pandemisë COVID-19. Jemi mbledhur për një punë të rëndësishme për federatën tonë, hendbollin dhe sportin në përgjithësi. Jemi këtu […]
Eugen Saraçini edhe një mandat në krye të FHK-së

Eugen Saraçini do ta udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar Federatën e Hendbollit të Kosovës. Në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të FHK-së, të mbajtur të premten në Sheshin 21 në Prishtinë, Saraçini mori përkrahje absolute. Për mandatin e tretë si president i FHK-së, Saraçini u zgjodh me shumicë absolute të votave. Ai është në krye […]
Kastriot Jupa e Albina Rugova më të mirët e vitit 2020

Të premten në Sheshin 21 në Prishtinë është mbajtur manifestimi “Laureatët e Vitit 2020”. Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit të kaluar, që ishte i vështirë për shkak të pandemisë, por edhe i suksesshëm për hendbollin kosovar. Çmimet kryesore i kanë fituar Kastriot Jupa dhe Albina Rugova. Pivoti i […]
Nesër shpallen më të mirët e vitit 2020

Të premten nga ora 10:00 do të mbahet manifestimi “Lauretatët e Vitit 2020”. Federata e Hendbollit e Kosovës do të shpallë më të mirët e vitit të kaluar. 2020-ta ishte vit i vështirë për të gjithë, por megjithatë edhe i suksesshë për hendbollin tonë. Manifestimi do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë, por pa […]
Shqipe Bajçinca-Brestovci në krye të shoqatës së gjyqtarëve

Gjatë javës është mbajtur edhe Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Në kuvend, kryetare e SHGJHK-së është zgjedhur Shqipe Bajçinca-Brestovci. Ajo është profesoreshë universitare dhe delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit.Bajçinca-Brestovci do të jetë në krye të shoqatës për katër vite kurse në Këshillin Drejtues janë edhe Ilir Bytyqi, Eshref Beqiri, […]
Më 10 shkurt shorti për kampionatet evropiane të hendbollisteve të reja

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar dhe maksimalisht e angazhuar për t’u mundësuar të rinjve që të kenë përvojën e duhur për ngritje të nivelit. Në kuadër të kësaj, Federata e Hendbollit e Kosovës ka paraqitur për të garuar në Kampionate Evropiane të këtij viti Kombëtaret U17 dhe U19 në konkurrencë […]
Portieri Berisha vazhdon kontratën me skuadrën zvicerane

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Haris Berisha, do të vazhdoj të paraqitet për skuadrën zvicerane, Kreuzlingen.Shtatlarti Berisha të mërkurën ka vazhduar kontratën me Kreuzlingenin deri në qershor të vitit 2022. Ai kishte kontratë deri në qershor të këtij viti.Berisha është shquar me paraqitje të mira në Ligën B të Zvicrës dhe te Kreuzlingeni kanë vendosur […]
Më 5 shkurt shpallen Laureatët e Vitit 2020

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur të martën mbledhjen e parë për këtë vit.Janë marrë vendime shumë të rëndësishme për hendbollin tonë.Kështu, Laureatët e vitit 2020 do të shpallen më 5 shkurt.Komisioni për shpalljen e Laureatëve përbëhet nga Shqipe Bajçinca-Brestovci, Leonard Cula e Fahredin Hashani.Në mbledhje […]