Shqiponja sfidon liderin

Nuk ka ndeshje derbi të skuadrave të kreut në javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshjet e xhiros së dhjetë luhen të mërkurën, të enjten e të premten. Lideri, Istogu, të enjten nga ora 14:30 luan ndaj Shqiponjës në Gjakovë. Istogu ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë […]
Ndërron jetë Shaban Demiri, hendbolli mbetet pa një punëtor shumë të çmuar

Ka ndërruar jetë Shaban Demiri, një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në hendbollin kosovar. Demiri ka vdekur të hënën pasi për një kohë është përballur me telashe shëndetësore. Ai ka dhënë kontribut si lojtar e më pas si gjyqtar i hendbollit dhe së fundi edhe si vëzhgues-kontrollues. Demiri ka ndërruar jetë […]
Trepça fiton derbin, Vushtrria e Llapi me pikë të mëdha

Ashtu si është pritur, të dielën janë luajtur tri ndeshje shumë interesante në javën e 11-të të Superligës së hendbollistëve. Në të tri ndeshjet pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, ndërsa në të dytën është përcaktuar fituesi. Pivoti S. Maxhera ka udhëhequr Trepçën drejt fitores në derbin ndaj Kastriotit. Ndeshja e luajtur në […]
Rugova, Kasumi e Kelmendi të pandalshme në fitoret e skuadrave favorite

Kapitenja A. Rugova shfaqi efikasitet të lartë në fitoren e re të Istogut. Ajo të dielën realizoi 16 gola kurse Istogu fitoi thellë ndaj Vjosës në Shtime me rezultat 44:14. Ishte kjo ndeshje e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Istogu ka fituar të gjitha ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. Për […]
Gashi udhëheq Kastriotin drejt fitores ndaj Shqiponjës

Kastrioti e Shqiponja janë takuar në ndeshjen më interesante të javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve, të shtunën. Ndeshjen e luajtur në Ferizaj e fitoi Kastrioti me rezultat 32:29. Fituesi u vendos në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë rezultat ishte i barabartë, 12:12. Kastriotin drejt fitores e udhëhoqi P. Gashi që realizoi […]
Besa Famgas e Prishtina pa telashe

Besa Famgas e Prishtina kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së hendbollistëve, të luajtura të shtunën. Kampioni aktual, Besa Famgas e mposhti në Pejë skuadrën gjakovare të Vëllaznimit me rezultat 35:13. Ndërkohë Prishtina në kryeqytet fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 46:25. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 22 […]
Skuadra e kreut nuk pritet të ketë telashe

Lideri Istogu dhe skuadrat tjera të kreut të tabelës, nuk pritet të kenë telashe në javën e nëntë të Superligës së hendbollisteve. Ndeshjet e javës së nëntë luhen këtë fundjavë. Istogu, që ka fituar tetë ndeshjet e deritashme, luan të dielën nga ora 12:30 si mysafir i Vjosës. Vjosa është e dhjeta me 2 pikë. […]
Ndeshje me rivalitet luhen të dielën

Tri ndeshjet që luhen të dielën pritet të ofrojnë rivalitet dhe hendboll të mirë. Bëhet fjalë për ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo xhiro fillon të shtunën, kur luhen dy ndeshje. Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Vëllaznimit (13:30), njëjtë si Prishtina ndaj Prizrenit (15:00). Besa Famgas […]
Istogu i pandalshëm, fiton thellë ndaj Prishtinës

KHF Istogu ka shënuar edhe fitoren e tetë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten, Istogu në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 36:20. Ishte kjo ndeshje e mbetur e javës së shtatë. Istogu udhëheq në tabelë me 16 pikë nga 8 ndeshje. Prishtina është e treta me 14 pikë. […]
Sot fillon Evropiani i hendbollisteve

Në Herning dhe Kolding të Danimarkës sot fillon Kampionati Evropian i hendbollit në konkurrencë të femrave. 16 ekipe kombëtare të Evropës kërkojnë titullin e kampionit në ngjarjen që përmbyllet më 20 dhjetor. Evropiani i 14-të është dashur të mbahet në Danimarkë e Norvegji, por për shkak të situatës me koronavirus, Norvegjia ka hequr dorë nga […]