Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Zhegra befason Trepçën

Zhegra ka bërë befasi në xhiron e tetë të Superligës duke shënuar fitore ndaj Trepçës së Mitrovicës.Të shtunën në Gjilan, Zhegra fitoi me rezultat 33:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:15 për zhegrasit. Mitrovicasit e barazuan rezultatin në 27:27 në minutën e 49-të, por vendasit prapë krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund.A. […]

Fitore e madhe e Istogut

KHF Istogu kompletoi një ditë të suksesshme të hendbollit kosovar. Istogu të shtunën e mposhti skuadrën bjelloruse Victoria Berestie me rezultat 33:30. Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën në Istog.Victoria-Berestie – Istogu 30:33 (17:18)Istogu: Ujkiq 7, Kameri 8, Milatoviq, Shatri, Muratoviq 13, Rugova […]

Fitore shume e thellë e Besa Famgas në Kupën Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën boshnjake, Bosna Visoko me rezultat 36:18.Në fillim të ndeshjes Besa kishte pak vështirësi në lojë, por shpejt gjeti ritmin dhe […]

Cabanas: Kemi pritje të mëdha

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për dy ndeshjet e para evropiane të këtij edicioni. Të shtunën nga ora 16:00 dhe të dielën nga ora 15:00, Besa Famgas në palestrën “Karagaçi” në Pejë luan ndaj skuadrës boshnjake, Bosna Vispak Visoko. Janë këto ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Besa Famgas po […]

Hendbollistet zhvillojnë ndeshjet e javës së shtatë

Vushtrria – Shqiponja (15:30), Jusuf Gërvalla – Ferizaj (13:30) dhe Vëllaznimi – Vjosa (14:00) janë ndeshjet e Superligës së hendbollisteve që luhen të shtunën. Këto takime luhen në kuadër të javës së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën janë ndeshjet Kastrioti – Samadrexha (16:00) dhe KEK-u – Drita (15:00).Ndeshja […]

Të shtunën tri ndeshje të javës së tetë

Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Për shkak të masave të reja të Qeverisë së Kosovës, ndeshjet luhen më herët se zakonisht. Priten ndeshje të mira.Nga ora 14:30 në Gjilan takohen Zhegra e Trepça. Prej orës 16:00 është takimi Prishtina – Vëllaznimi, ndërsa […]

Kastriotit i takon përballja e qytetit

Kastrioti e ka fituar derbin lokal ndaj Ferizajt. Ndeshja e mbetur e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave u luajt të mërkurën në palestrën “Bill Clinton”, kurse u fitua nga Kastrioti me rezultat 25:18. Epërsia në të mirë të Kastriotit ishte e lartë edhe pas pjesës së parë, […]

Faruk Shala: Istogu është i gatshëm për dy ndeshje të mëdha

KH Istogu

KHF Istogu po bën përgatitjet e fundit për ndeshjet e raundit të tretë të Kupës Evropiane ndaj skuadrës bjelloruse, Victoria-Berestie. Dy ndeshjet luhen në palestrën në Istog, të shtunën nga ora 18:30 dhe të dielën nga ora 18:00.Istogu në raundin e dytë të Kupës Evropiane e kishte eliminuar Vushtrrinë. Tani ka punë me skuadrën shumë […]

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë me paraqitje të rregullta në ndeshje të kupave evropiane

Fundjavën e kaluar dy çifte gjyqtarësh të EHF-së nga Kosova, kanë qenë të angazhuar në kupa evropiane.Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar dy ndeshje në Ystad të Suedisë. Janë përballur Ystadsi dhe Sviesa Vilnius (Lituani), në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane në konkurrencë të meshkujve.Besfort Jahja e Sherif Xhema në Bodrum […]

Fitore të lartë për Vushtrrinë, Prishtinën e Jusuf Gërvallën

Të mërkurën janë luajtur tri ndeshje të mbetura të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Skuadrat vendase nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar pikët. Madje fitoret e tyre ishin të larta.Vushtrria fitoi ndaj Dritës së Gjilanit me rezultatin 43:16. Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 44:25 derisa Jusuf […]