FHK-ja ndihmon me nga dhjetë topa skuadrat e femrave

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar që të lehtësojë funksionimin e skuadrave. Kështu FHK-ja mbështet me nga dhjetë topa skuadrat e femrave. Bëhet fjalë për topa për ndeshje e stërvitje kurse do të përkrahen të gjitha skuadrat e femrave. Është ky një projekt i fituar nga EHF-ja, që për qëllim e ka zhvillimin […]
Katër ndeshje te hendbollistet

Këtë mesjavë do të zhvillohen katër ndeshje të mbetura të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Disa ndeshje janë shtyrë për shkak të sfidave ndërkombëtare të KHF Ferizajt e disa me kërkesë të skuadrave.Të mërkurën (sot) janë tri ndeshje: Vushtrria – Drita (17:30), Jusuf Gërvalla – Vjosa (14:00), Prishtina – Vëllaznimi (16:30). Të […]
Nënshkruhet marrëveshja për përkrahjen e klubeve

Federata e Hendbollit e Kosovës ka nënshkruar të martën marrëveshjen me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e klubeve të hendbollit. Në ceremoninë e mbajtur në MKRS ishte prezent kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa memorandumin e nënshkruan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe ministrja Vlora Dumoshi.Me memorandum, të gjitha klubet e hendbollit përfitojnë financiarisht […]
Fitore për Vushtrrinë e Kastriotin

Të dielën janë luajtur dy ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Fitore kanë shënuar skuadrat favorite. Vushtrria e mposhti rivalin lokal, Samadrexhën, me rezultatin 48:23. Ndërkohë Kastrioti i Ferizajt fitoi si mysafir ndaj Dritës së Gjilanit me rezultatin 36:15. Drita – Kastrioti 15:36 (8:13) Drita: Vokshi, […]
Pika e parë për Prizrenin, Drenica përmbys rezultatin për fitore

Në Superligën e hendbollistëve më nuk ka skuadra pa pikë të fituara. Pikën e parë në këtë edicion të dielën e fitoi Prizreni, në kuadër të javës së shtatë. Prizreni barazoi 35:35 në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Pas pjesës së parë prizrenasit kishin epërsi 17:16, por ndeshja në fund nuk dha fitues.H. Salihu shënoi 15 gola […]
KHF Ferizaj eliminohet nga garat evropiane

KHF Ferizaj është eliminuar nga Kupa Evropiane. Në kuadër të rrethit të tretë të kësaj gare, kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave u përball me skuadrën turke Muratpasha Belediyesi. Të dy ndeshjet janë luajtur në Antalya të Turqisë.Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Ferizaj e humbi me rezultat 40:15. Ndeshja e dytë e […]
Ndërroi jetë Daver Haskuka, kryetar shumëvjeçar i KH Prizrenit

Ka vdekur të dielën Daver Haskuka, kryetar i nderit i klubit të hendbollit Prizreni. Kontributi i Haskukës në zhvillimin e hendbollit dhe sportit në përgjithësi në qytetin e Prizrenit, ishte shumë i madh. Ai nga viti 1985 e deri në vitin 2018 ishte kryetar i klubit Prizreni. Për të nderuar kontributin e tij, Daver Haskuka […]
Istogu fiton ndeshjen emocionale

Istogu e ka pritur skuadrën Jusuf Gërvalla në ndeshjen ku rezultati ishte në plan të dytë. Ishte një ndeshje emocionale për skuadrën istogase, që të shtunën mbeti pa një person shumë të afërt të klubit. Të shtunën ka vdekur Labinot Aliaj, që për kohë të gjatë i ka qëndruar afër dhe ka përkrahur fuqishëm KHF […]
Me mungesa në përbërje ia kemi dalë të fitojmë ndaj Italisë, një vit më parë

Një tjetër fitore e synojmë në mars, kur luhen kualifikimet për Botëror. Në kuadër të një turneu në Turqi, Kombëtarja jonë kishte fituar ndaj Italisë me rezultat 31:26. Leonora Demaj realizoi 11 gola, Mirela Gjikokaj 8, ndërsa më shumë cilësi në Kombëtaren tonë sollën motrat Marigona e Arlinda Hajdari që debutuan në atë sfidë. Në […]
KHF Ferizaj e humb ndeshjen e parë

KHF Ferizaj ka debutuar me humbje të thellë në garat evropiane. Të shtunën në Antalya të Turqisë, kampioni aktual i Kosovës në konkurrencë të femrave, pësoi me rezultat 40:15 nga skuadra turke Muratpasha Belediyesi. Ndeshja i takoi raundit të tretë të Kupës Evropiane.Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:7 në të mirë të skuadrës turke. […]