Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Tri ndeshje te hendbollistet

Disa prej ndeshjeve të Superligës së hendbollisteve që është dashur të luhen fundjavën e kaluar, do të luhen të mërkurën e të enjten. Qeveria e Kosovës kishte pezulluar aktivitetet sportive në fundjavë, si pjesë e masave në luftë ndaj COVID-19. Kështu janë shtyrë edhe ndeshjet e kampionatit të Kosovës në konkurrencë të femrave.Në kuadër të […]

Derbi i madh luhet të premten

Rron Ramadani sulmon

Prej të mërkurës e deri të premten luhen ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të mërkurën janë ndeshjet Kastrioti – Drenica (19:00) e Llapi – Vëllaznimi (19:00). Ndërkohë të enjten zhvillohen po ashtu dy takime: Prizreni – Trepça (19:00) e Zhegra – Vushtrria (20:00). Me marrëveshje të […]

Kryetrajneri Javier Cabanas: Kemi qenë mirë në mbrojtje

Mendoj se nuk kemi qenë të mirë në fazën e sulmit. Kemi pasur shumë probleme ta sulmojmë mbrojtjen 6:0 të Suedisë. Dhe kur ne nuk kemi shënuar gol ose kur e kemi humbur topin, ata e kishin kundërsulmin shumë të mirë. Shumë gola të shënuar të Suedisë kanë qenë nga kundërsulmi. Sipas mendimit tim, ne […]

Kapiteni Valon Dedaj: Suksesin e kërkojmë në ndeshjet tjera

Valon Dedaj gjate intervistes pas lojes kunder Suedise

Ndeshjen e kemi filluar shumë mirë, sidomos në sulm, kurse në mbrojtje kemi luftuar së bashku. Më pas e pamë se ata kanë shumë kualitet, luajnë në ligat më të forta në botë. Pjesa e parë për mua ka qenë shumë e mirë, e suksesshme, edhe në mbrojtje edhe në sulm. Në pjesën e dytë […]

Përkundër angazhimit, humbje e lartë nga Suedia

Kombëtarja e Kosovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022. Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova ka humbur 30:16 nga Suedia, që është superfuqi e hendbollit.Djemtë tanë kanë dhënë maksimumin, por që këtë herë nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen […]

Ndeshja me Suedinë luhet, shtyhen takimet kampionale

Ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Suedinë do të zhvillohet sipas planifikimit, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për këtë ndeshje Federata jonë është përgatitur gjatë, ndërsa edhe Suedia ka bërë të gjitha përgatitjet për udhëtim në Prishtinë. Suedia vjen të dielën në Kosovë dhe largohet menjëherë pas […]

Kombëtarja kthehet në Kosovë, fokusi tani te ndeshja me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer sot në Kosovë. Menjëherë të enjten hendbollistët e Kombëtares i janë nënshtruar testimit të ri për COVID-19.Kombëtarja jonë të mërkurën pësoi nga Mali i Zi në Podgoricë, por angazhimi është vlerësuar të ketë qenë në nivel e po ashtu edhe paraqitja në pjesën e parë.Nesër kombëtarja i fillon […]

Cabanas: Kemi luajtur mirë për 40 minuta

Kryetrajneri i Kosovës, Javier Cabanas, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Malit të Zi, sidomos në 40 minutat e parë.“Mendoj se kemi luajtur mirë për 40 minuta. Kur Mali i Zi e ndryshoj mbrojtjen nga 5:1 në 6:0, nuk ia kemi dalur të realizojmë. Mendoj se kjo ishte vendimtare në ndeshje. Po ashtu kemi humbur disa penallti […]

Kosova i fillon me humbje kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka filluar me humbje kualifikimet për “Euro 2022”. Në Podgoricë, Kosova pësoi 32:25 nga Mali i Zi. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues.Në pjesën e parë djemtë tanë ishin të barabartë, por në të dytën erdhi në shprehje përvoja e Malit të Zi, që luan rregullisht […]

Mehmeti udhëheq Prishtinën drejt fitores

Pivotja Shkurta Mehmeti ka udhëhequr Prishtinën drejt fitores ndaj Shqiponjës. Të dielën në Gjakovë në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së hendbollisteve, Prishtina fitoi me rezultat 36:29. Reprezentuesja Mehmeti realizoi 14 gola për Prishtinën. Te Shqiponja me efikasitet u dallua Sh. Fazlija që realizoi 13 gola. Prishtina i ka 8 pikë, sa edhe […]