Fitojnë Besa Famgas e Kastrioti, barazim në Drenas

Besa Famgas e ka fituar thellë ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në henboll (meshkujt). Kampioni në fuqi të shtunën në Podujevë fitoi ndaj Llapit me rezultat 38:13. Për Besën ishte fitorja e katërt kurse për Llapin humbja e katërt.Fitore të shtunën shënoi edhe Kastrioti që në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin me […]
Ndeshjet të shumta në mesjavë

Garat e hendbollit vazhdojnë menjëherë të martën, të mërkurën e të enjten, kur zhvillohen ndeshje të shumta. Në Superligën e Kosovës në konkurrencë të meshkujve luhen tri ndeshje të xhiros së pestë. Për shkak të grumbullimit të Kombëtares më 29 tetor, skuadrat që kanë lojtarë në kombëtare i luajnë ndeshjet këtë mesjavë. Të martën janë […]
Prishtina vazhdon me fitore, Vushtrria merr pikët me përmbysje në Prizren

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina ka fituar thellë ndaj Zhegrës me rezultat 55:22. Për Prishtinën ishte fitorja e katërt rresht, ndërsa me 8 pikë kjo skuadër është e para në tabelë. Zhegra pësoi humbjen e dytë dhe renditet e gjashta […]
Istogu vazhdon dominimin, mposht sërish Vushtrrinë

Istogu e ka vazhduar dominimin e këtij edicioni ndaj skuadrës së Vushtrrisë. Pas dy fitoreve në kuadër të Kupës Evropiane, Istogu ka fituar ndaj Vushtrrisë edhe në kuadër të Superligës. Të dielën në javën e tretë të Superligës, në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, Istogu fitoi me rezultat bindës, 28:20. Që në pjesën […]
Selektori Ramadani: Synimi është i qartë – kualifikimi në Euro 2022

Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka analizuar gjendjen e Kombëtares dhe synimet për dy ndeshjet e ardhshme, pasi më herët të premten shpalli listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë ndeshjet e para të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Për shkak të ngritjes në vitet e fundit, Kosova […]
Ndeshje interesante në javën e katërt

Disa ndeshje interesante priten në javën e katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni Besa Famgas është favorit absolut ndaj Llapit e po ashtu Prishtina është favorite ndaj Zhegrës, ndeshjet tjera pritet të jenë më të barabarta.Ndeshja Llapi – Besa Famgas është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa Prishtina […]
Publikohet lista e gjerë e Kombëtares u18

Kryetrajneri i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll, Taib Kabashi, ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve në të cilët llogarit për turneun në Bullgari e më pas edhe për Kampionatin Evropian të Divizionit B. Në listën e Kombëtares U18 janë 35 hendbollistë. Shumica janë të klubeve të vendit, që do të testohen të hënën. […]
Fitorja e tretë për Prishtinën, e dyta për Kastriotin

Skuadra e Prishtinës e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Prishtina të shtunë në Deçan fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 33:20. Prishtina prinë në tabelë me 6 pikë kurse Jusuf Gërvalla renditet e gjashta me 2 pikë. Të shtunën u luajt edhe një […]
Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Java e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e sjellë edhe një herë derbin në mes të Vushtrrisë e Istogut. Këto dy skuadra janë takuar dy herë këtë muaj, në kuadër të garave evropiane. Istogu ka shënuar dy fitore të thella dhe ka vancuar tutje. Të dielën nga ora 17:30 […]
Taip Ramadani shpall listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shpallur të premten listën e lojtarëve për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë këto ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për Euro 2022. Kosova me Malin e Zi luan në Podgoricë më 4 nëntor, kurse më 8 nëntor e presim Suedinë në Prishtinë. […]