Fillon edhe Liga e Parë

Në fundjavë fillon edicioni 2020\2021 edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat. Te hendbollistët ndeshjet e javës së parë janë: Lepenci – Rahoveci, Drita – Dukagjini, Deçani – Vjosa, Ulpiana – KEK-u e Samadrexha – Istogu. Ndërsa te hendbollistet në javën e parë luhen këto takime: Dukagjini – Deçani, […]
Me ndeshje evropiane përurohet palestra në Istog

E shtuna do të jetë ditë e shënuar për qytetin e Istogut. Pas pritjes së gjatë në Istog do të hapet palestra sportive. Madje ajo do të përurohet me një ndeshje evropiane të hendbollit. Të shtunën nga ora 18:00 në palestrën e re do të takohen Istogu dhe Vushtrria, në ndeshjen e kthimit të raundit […]
Rivalët e moçëm takohen në Ferizaj

Të shtunën (nesër) janë tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në mes të rivalëve të moçëm, Kastriotit e Trepçës. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00. Në javën e parë Kastrioti […]
Të shtunën katër ndeshje te hendbollistet

Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) zhvillohen të shtunën (nesër). Kampioni, Ferizaj, e pret Dritën e Gjilanin, në ndeshjen që fillon në ora 16:00. Nga ora 14:00 luhet ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla, kurse prej orës 15:00 takohen Prishtina e KEK-u. Në Gjakovë nga ora 18:00 takohen Vëllaznimi […]
Besa Famgas fillon me fitore të thellë mbrojtjen e titullit

Besa Famgas ka filluar me fitore të thellë mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa Famgas të dielën në Pejë fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:17. Pas pjesës së parë epërsia e pejanëve ishte tetë gola, 18:10. K. Jupa i shënoi 9 gola për Besën, derisa spanjolli V. Alonso debutoi […]
Fillim i suksesshëm për kampionin

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj, nuk ka lejuar befasi në hapje të stinorit 2020/2021. Ferizaj të dielën fitoi si vendas ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 38:31. Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:13 për ferizajaset. A. Kelmendi ishte e pandalshme në këtë ndeshje, me 15 gola. A. […]
Filmi “Vetëm 65” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv

Federata e Hendbollit e Kosovës do të prezantohet me film të saj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”. Edicioni i parë i këtij festivali ka nisur të shtunën kurse përfundon të hënën. Festivalin po e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës. Filmi “Vetëm 65” shfaqet të hënën nga ora 17:45 në Kino ABC në […]
Kastrioti – Prishtina, hap stinorin te hendbollistet

Krahas ndeshjes evropiane në mes të Vushtrrisë e Istogut, këtë fundjavë luhen edhe ndeshjet e para të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Që në ndeshjen e parë në mes të Kastriotit dhe Prishtinës, pritet lojë interesante. Dy skuadrat tradicionale takohen të shtunën nga ora 18:00 në Ferizaj. […]
Istogu fiton ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë

KHF Istogu ka bërë hap të madh para drejt kalimit në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Të shtunën në sallën e bukur e të re në Samadrexhë, Istogu fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 26:21. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane. Për herë të parë dy skuadra kosovare janë […]
Fitore të thella për Prishtinën e Kastriotin, fitojnë edhe Vëllaznimi e Drenica

Të shtunën janë luajtur ndeshjet e para të stinorit 2020/2021 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Favoritët, Prishtina e Kastrioti, kanë shënuar fitore të thella në hapje të kampionatit. Prishtina e mposhti Llapin me rezultat 51:24 kurse Kastrioti i Ferizajt fitoi në Prizren me rezultat 43:14. Dukshëm më tepër rivalitet kishte […]