Të dielën seminari për trajnerë, persona zyrtarë, mjekë dhe fizioterapeutë

Të dielën mbahet seminari për trajnerë, persona zyrtarë mjekë dhe fizioterapeutë në prag të fillimit të edicionit të ri të garave, 2020/2021. Seminari mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë nga ora 11:00. Seminarin e organizon Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit […]
Të shtunën seminari i gjyqtarëve dhe i vëzhguesve

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës ka vendosur që seminari tematik në prag të edicionit të ri të garave të mbahet të shtunën (3 tetor). Seminari mbahet për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit aktiv, të të gjitha ligave. Seminari mbahet prej orës 11:00 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në […]
Beqiri e Krasniqi drejtuan me sukses ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Prezenca e anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në garat evropiane po shkon duke u rritur e duke u avancuar vazhdimisht. Të shtunën ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve për hendbolliste kanë drejtuar dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi. Ata për herë të parë kanë drejtuar ndeshje të garës […]
Besa Famgas fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit

Besa Famgas e nisë me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti i tërhequr të premten ka përcaktuar që Besa Famgas e Trepça të takohen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë të stinorit 2020/2021 luhen më 10 e 11 tetor. Ndeshjet e […]
Shqiponja sfidon kampionin në xhiron e parë

Shqiponja e Gjakovës takohet me kampionin, Ferizajn, në hapje të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti për edicionin 2020/2021 është tërhequr të premten në lokalet e Federatës. Ndeshjet e xhiros së parë luhen më 10 e 11 tetor. Kampioni, Ferizaj, është nikoqir në xhiron e parë. Derbi […]
Nesër shorti për edicionin 2020/2021

Të premten do të tërhiqet shorti për edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës në hendboll. Shorti do të tërhiqet për Superligën e hendbollistëve dhe për Superligën e hendbollisteve. Shorti tërhiqet prej orës 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe transmetohet në faqen zyrtare të FHK-së në “facebook”. Bordi i Federatës së Hendbollit […]
Hendbolli hap Javën Evropiane të Sportit

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka hapur të mërkurën Javën Evropiane të Sportit, që po mbahet me moton #BEACTIVE. Të mërkurën në Prizren janë mbajtur stërvitje të hendbollit, ndërsa aktiviteti madhështor është organizuar në bashkëpunim me KH Prizreni e KH Click. Morën pjesë rreth 100 fëmijë të dy gjinive, të moshave dhe komuniteteve të […]
Edicioni i ri fillon më 10 tetor

Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, të martën është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për hendbollin në Kosovë. Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave (2020/2021) të fillojë më 10 tetor. Shorti për […]
Cabanas: Objektivi kryesor është kualifikimi

Trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas ka vlerësuar se Bosna Vispak Visoko është kundërshtar i kalueshëm. Besa Famgas takohet me Bosnën në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Ndeshja e parë luhet në Bosnjë kurse e dytë në Pejë. Të dy ndeshjet luhen në nëntor, kurse zhvillimi i ndeshjes së dytë në Pejë është […]
Kabashi: Ishim me fat në short

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka pranuar se skuadra që drejton ishte me fat në shortin për Kupën Evropiane. Prishtina do të përballet me skuadrën bullgare Dobrudja. Nënkampioni i Kosovës dhe finalisti i Kupës, ndeshjen e parë e luan si vendas e të dytën në Bullgari. Prishtina ka në përbërje hendbollistë cilësorë të vendit, ndërsa […]