Vazhdohet afati kalimtar

Afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve dhe hendbollisteve është vazhduar edhe për një javë. Afati për kalim të lojtarëve tani është i hapur deri më 6 gusht e jo deri më 31 korrik. Bordi i FHK-së ka vendosur për shkak të situatës së krijuar me pandemi dhe për faktin që dita e fundit i ka […]
Vdiq Afrim Qorrolli, Shtimja dhe hendbolli kosovar mbetet pa një personalitet të rëndësishëm

Ka vdekur Afrim Qorrolli, personalitet i rëndësishëm i hendbollit dhe i sportit nga komuna e Shtimes. Qorrolli ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, por kontributi i tij dhe vlerat e tij do të kujtohen shumë gjatë. Komuniteti i hendbollit në përgjithësi dhe qyteti i Shtimes në veçanti kanë mbetur pa një person shumë të rëndësishëm. […]
Ferizaj direkt në raundin e tretë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar të hënën se 41 skuadra janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cups) në konkurrencë të femrave. Kupa Evropiane është niveli i tretë evropian dhe zëvendëson Kupën Sfiduese (Challenge Cup), pas reformimit të kupave evropiane këtë verë. Në raundin e parë nuk do të luhen […]
Besa Famgas e Prishtina luajnë në mes të tetorit ndeshje evropiane

Në Kupën Evropiane (EHF European Cup) në konkurrencë të meshkujve do të garojnë 51 skuadra. Në mesin e tyre janë Besa Famgas dhe Prishtina. Kupa Evropiane e zëvendëson Kupën Sfiduese (Challenge Cup), që ishte niveli i tretë i kupave evropiane. Besa Famgas dhe Prishtina do të fillojnë garimin prej raundit të dytë, që është edhe […]
Samadrexha e hendbollit bëhet me palestër

Fshati i njohur për skuadrat e hendbollit, Samadrexha e Vushtrrisë, është bërë me palestër sportive. Dihet që Samadrexha ka dhënë shumë për hendbollin kosovar, për dekada të tëra, si në konkurrencë të meshkujve ashtu edhe të femrave. Samadrexha vazhdon të ketë skuadrat simpatike në të dy konkurrencat dhe hapja e palestrës në këtë fshat sportiv […]
Të mërkurën fillon afati kalimtar

Afati i rregullt kalimtar për hendbolliste dhe hendbollistë për edicionin 2020/21 do të filloj të mërkurën, më 15 korrik, dhe do të vazhdojë deri më 31 korrik, në përputhje me Rregulloren mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin i tyre. Të drejtën e paraqitjes së kërkesave për regjistrim e kanë të gjithë ata lojtarë […]
Veronika Kastrati bën hap të rëndësishëm në karrierë, premton kontribut për Kosovën

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Veronika Kastrati, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierën e saj. 18-vjeçarja i është bashkuar klubit norvegjez Raelingen, të njohur për zhvillimin e lojtareve të reja. Veronika është larguar nga klubi Ellingsrud, ku ishte prej fillimit të karrierës, prej moshës 9-vjeçare. “Unë kam filluar të luaj hendboll qysh në moshën […]
Sekretari Gjinovci në takim me ministrin Zemaj dhe ministren Dumoshi

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, të shtunën mori pjesë në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi. Në takim ishte edhe presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe drejtues të federatave të mëdha sportive. Sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, […]
Kapitenia Demaj: Pse mos ta mposhtim sërish Italinë

Kapitenia e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, ishte e pandalshme në ndeshjen e fituar ndaj Italisë, vitin e kaluar. Me Italinë përballemi sërish në fund të vitit, në kualifikimet për Botërorin 2021. Kombëtarja jonë është në grup me Austrinë dhe Italinë, kurse ndeshjet do të luhen në Austri, në fund të nëntorit apo […]
Albana Arifi: Nuk do të jetë lehtë, por shpresoj se do të kualifikohemi

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Albana Arifi, ka respekt për kundërshtarët në kualifikimet për Botërorin 2021, por nuk e vlerëson të pamundur kualifikimin. Shorti i tërhequr të mërkurën ka bërë që Kosova të luaj me Austrinë dhe Italinë. Ndeshjet do të luhen në fund të nëntorit apo fillim të dhjetorit në Austri. Kosova synon dy […]