Selektori Shabani i kënaqur me shortin, Kosova mund të kualifikohet në fazën tjetër

Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, është i kënaqur me shortin e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021. Kosova është në një grup me Austrinë e Italinë, kurse ndeshjet do të luhen në Austri në nëntor apo dhjetor. Vendi i parë dhe i dytë siguron kalimin tutje. Kosova e ka mposhtur Italinë në […]
Kosova në grup me Austrinë e Italinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luaj në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021. Kosova është në një grup me Austrinë dhe Italinë. Shorti nuk vlersohet i lehtë, por synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në fazën tjetër. Dy vendet e para në […]
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Haris Berisha, bën hap të madh në karrierë

Portieri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, ka bërë hap të madh në karrierë. Ai ka kaluar te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, HSC Kreuzlingen, që synon kalimin në elitë në edicionin e ardhshëm. Deri më tani Berisha ka luajtur në nivel jo shumë të lartë në Gjermani dhe kalimi në Zvicër […]
FHK-ja paraqet skuadrat për Evropë

Pas përfundimit me plot sukses të garave të edicionit 2019/2020, Federata e Hendbollit e Kosovës ka prezantuar në Federatën Evropiane të Hendbollit listën e skuadrave që e kanë të drejtën e paraqitjes në kupa evropiane të edicionit të ardhshëm. Lista është përgatitur në bazë të meritave sportive, përkatësisht në bazë të renditjes përfundimtare. Kështu kampionët, […]
Urime Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

Sukseset sportive nuk e kanë vlerën e njëjtë nëse ato nuk prezantohen para publikut të gjerë. Ecja para është e pamundur pa evidentim të lëshimeve eventuale dhe më pas përmirësimin e tyre. Kjo do të ishte vështirë e arritshme pa raportimin e gazetarëve sportivë. Sot është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë dhe Federata e Hendbollit […]
Ministrja Dumoshi uron presidenti Saraçini për përfundim të suksesshëm të edicionit

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka uruar të hënën presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini, me rastin e përfundimit të suksesshëm të edicionit 2019\2020 të garave. Të kujtojmë që ministrja Dumoshi ka përcjellë nga afër ndeshjet finale të Kupës së Republikës së Kosovës, të zhvilluara të dielën. Për këtë FHK-ja e falënderon. Ndeshjet […]
Mesazh i presidentit Eugen Saraçini në përfundim të edicionit

Më një ndeshje të fortë e cilësore kemi përmbyllur një edicion vërtetë sfidues të garave. Besa Famgas e fitoi Kupën e Kosovës (meshkujt), pas një ndeshje plot aksion ndaj Prishtinës. Besa Famgas, Prishtina, Vushtrria, Istogu por edhe të gjitha klubet meritojnë respekt e falënderime për punën e angazhimin gjatë edicionit të vështirë. Të tillë e […]
Samadrexha kampione te kadetet

Samadrexha ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në grupmoshën e kadeteve. Në ndeshjen përcaktuese për titull të kampionit të luajtur të dielen në kryeqytet, Samadrexha fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 26:18. Më efikasja te Samadrexha ishte Arl. Maloku me 10 gola. Te Prishtina u dalluan D. Shala dhe E. Berisha me nga 5 gola. […]
Besa Famgas fiton kupën, triumfon në superfinale ndaj Prishtinës

Me një ndeshje shumë të fortë ka përfunduar edicioni 2019/20 në hendbollin kosovar. Besa Famgas ka kompletuar një edicion perfekt duke ia shtuar Kupën e Kosovës trofeut të kampionit që e kishte fituar më herët. Besa Famgas në finale të Kupës së Republikës së Kosovës (meshkujt) e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë, 23:21. Finalja […]
Kupa shkon në Vushtrri

Vushtrria është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vushtrria të dielen e mposhti në finale Istogun me rezultat 22:17. Finalja ishte interesante e cilësore, ndërsa të dy skuadrat kanë luftuar deri në fund pa kursyer asgjë. Por ishin vushtrriaset që shfaqën më shumë dhe fituan finalen e madhe. […]