Ferizaj shokon Vushtrrinë, kalon në finale

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ferizajt, por edhe pjesën e parë të ndeshjes së dytë. Megjithatë Ferizaj do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ferizaj e ka shokuar të mërkurën Vushtrrinë në Vushtrri, duke fituar me rezultat 30:22. Kështu Ferizaj kalon në […]
Prishtina me përmbysje të madhe, kalon në finale

Prishtina i është bashkuar Besa Famgasit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina ka bërë përmbysje të madhe të rezultatit për të prekur finalen. Të shtunën në kryeqytet Trepça kishte fituar me tetë gola dallim, 31:23, por të mërkurën në Mitrovicë, Prishtina fitoi edhe më thellë., 33:22 […]
Përzgjedhësi Ramadani: Synojmë të jemi në mesin e 20 kombëtareve që kualifikohen

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka analizuar shortin e kualifikimeve për Euro 2022, që është tërhequr dje. Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.Sipas Ramadanit, jemi para një sfide të vështirë, por jo të pamundshme. “Rezultatet pozitive në kualifikimet e kaluara kanë bërë që tani […]
Besa fiton edhe në Ferizaj, kalon në finale

Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra pejane të martën fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit dhe kaloi në finale. Besa të shtunën në Pejë kishte fituar bindshëm, kurse të martën në Ferizaj fitoi me rezultat 33:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:9 në të mirë […]
Istogu në finale të plejofit

Istogu është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pasi e kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë në Prishtinë, Istogu të martën fitoi thellë edhe si vendas ndaj Prishtinës. Me dy fitore të larta, Istogu kaloi në finale ku takohet me Vushtrrinë apo Ferizajn. Kampioni aktual, Istogu, […]
Kosova në grup me Suedinë, Malin e Zi e Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për “Euro 2022”. Shorti është duke u tërhequr tani, ndërsa Kosova ka rënë në të njëjtin grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në Evropian, për herë […]
Prishtina e Kastrioti synojnë përmbysjen

Kastrioti e Besa Famgas takohen të martën (nesër) nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në gjysmëfinalen e dytë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në Pejë, Besa fitoi bindshëm me rezultat 41:28. Kampioni aktual, Besa, është më pranë finales, por ferizajasit nuk janë dorëzuar. Do të japin […]
Istogu kërkon finalen të martën, Vushtrria të mërkurën

Të martën e të mërkurën luhen ndeshjet e dyta dhe të fundit të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të martën nga ora 17:00 takohen Istogu e Prishtina. Ndeshja luhet në palestrën “Dresha” në Orroberdë.Kampioni aktual, Istogu, është pranë finales. E ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë me […]
Istogu e Vushtrria drejt finales

Istogu e Vushtrria kanë fituar ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Istogu në kryeqytet fitoi ndaj Prishtinës me rezultat bindës 43:12. Prishtina është paraqitur me lojtare të reja. Shumë më tepër rivalitet kishte në Ferizaj ku u takuan Ferizaj e Vushtrria. Fitore shënoi Vushtrria me rezultat 27:24. Pas pjesës së parë […]
Besa Famgas me fitore bindëse ndaj Kastriotit

Kampioni Besa Famgas ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 41:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit. Para ndeshjes është bërë kontrollimi shëndetësor i lojtarëve, si pjesë e masave të task-forcës ndaj […]