Trepça befason Prishtinën në kryeqytet

Trepça ka shënuar fitore shumë të madhe të shtunën në kryeqytet. Mitrovicasit kanë mposhtur Prishtinën me rezultatin e lartë, 31:23. Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Para ndeshjes është bërë kontrollimi mjekësor i lojtarëve si pjesë e masave ndaj COVID-19. Ndeshja është dominuar plotësisht nga Trepça që […]
Në Ferizaj e Prishtinë ndeshjet e para

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Përkundër pushimit të gjatë për shkak të virusit COVID-19, shpresohet se gara për titull të kampionit do të jetë e mirë. Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen në Ferizaj e Prishtinë. Ferizaj e Vushtrria takohen nga […]
Kthehet hendbolli, në Pejë e Prishtinë ndeshjet e para të plejofit

Hendbolli më në fund po kthehet në vendin tonë. Të shtunën (nesër) janë ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Aktivitetet e hendbollit ishin pezulluar më 13 mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit në vendin tonë. Vendimi i FHK-së ishte në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës. […]
Thirrje për hendbollistët në diasporë

Federata e Hendbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për ngritje të nivelit të gjithmbarshëm. Prej prioriteteve të FHK-së është organizimi sa më i mirë dhe ngritja e vazhdueshme e cilësisë në ekipet kombëtare të grupmoshave të reja. Ekipet kombëtare të grupmoshave të reja janë bazë për kombëtaren A sa i takon të ardhshmes së afërt. […]
Ferizaj takohet me Vushtrrinë, Prishtina me Istogun

Të shtunën në mesditë është tërhequr shorti për gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kampioni aktual, Istogu, në ndeshjen e parë gjysmëfinale do të jetë mysafir i Prishtinës. Ndeshja Prishtina – Istogu luhet më 13 apo 14 qershor. Istogu do të jetë vendas në ndeshjen e dytë. Prishtina […]
Nesër shorti i plejofit në Superligën e femrave

Të shtunën (nesër) do të bëhet tërheqja e shortit për plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti do të tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës nga ora 12:00. Sipas vendimit të Bordit të FHK-së të 19 majit, Superliga e femrave do të vazhdojë me plejof ku do […]
Më 16 qershor shorti për kualifikimet e “Euro 2022”

Më 16 qershor Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të mësojë kundërshtarët e fazës së fundit të kualifikimeve për “Euro 2022”. Për shkak të ngritjes që ka bërë në vitet e fundit, Kombëtarja jonë fillon prej fazës së dytë kualifikuese, përkatësisht prej kualifikimeve të rregullta. Tashmë janë zhvilluar dy raunde kualifikimesh (faza e parë kualifikuese […]
FHK-ja me Task-Forcë për kthim në stërvitje e gara

Federata e Hendbollit të Kosovës i ka marrë të gjitha masat për kthim të sigurt të skuadrave në stërvitje dhe në ndeshje. Në vazhdën e këtyre angazhimeve të hënën është vënë në funksion Task-Forca që për qëllim ka koordinimin e veprimeve për fillim të stërvitjeve dhe për vazhdim të kampionatit. Task-Forca përbëhet nga Komisioni Shëndetësor […]
FHK-ja mohon se ka hequr dorë nga garat

Federata e Hendbollit të Kosovës ka pritur me befasi deklaratën e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia për mundësinë që garat e hendbollit mos të vazhdojnë. FHK-ja ka dorëzuar me kohë planin për kthim të aktiviteteve, duke u bazuar në lehtësimin e masave nga faza e tretë. Skuadrat tona presin që nesër të kthehen […]
EHF-ja njoftohet për vështirësitë e FHK-së dhe klubeve pas pandemisë

Sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci dhe përgjegjësi për projekte me EHF-në, Sherif Xhema e kanë prezantuar Federatën e Hendbollit të Kosovës në një videokonferencë të mbajtur të enjten pasdite. Në videokonferencë morën pjesë edhe drejtuesit e lartë të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), duke përfshirë presidentin Michael Widerer. Morën pjesë gjithashtu zyrtarë të disa federatave […]