Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Kampionat Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu është përcaktuar të enjten pasdite në shortin e tërhequr në Vjenë të Austrisë. Ndeshja e parë është në Britani të Madhe, ndërsa e kthimit në Kosovë. Letonia – Luksemburgu dhe […]
Filluan përgatitjet e Kombëtares U19 në Botëror

Të mërkurën në Prishtinë kanë nisur përgatitjet e hendbollistëve të Kosovës U19 për Kampionat Botëror. Është ky grumbullimi i parë në prag të Botërorit në Egjipt, por vetëm i radhës për këtë gjeneratë premtuese. Stërvitja u zhvillua nën mbikëqyrjen e trajnerit të Kombëtares U19, Fatmir Muhaxheri, ndërsa ishte e fokusuar në aspektin fizik. Deri në […]
Shtatë skuadra paraqiten për gara evropiane

Plot shtatë skuadra anëtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës janë paraqitur për të garuar në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm garues, 2025/2026. Të gjitha shtatë skuadrat tona do të garojnë në EHF European Cup, përkatësisht në Kupën Evropiane. Te hendbollistët do të garojnë kampioni Rahoveci, fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt si dhe […]
Shpallet lista e zgjeruar e Kosovës U19 për Kampionat Botëror

Trajneri i Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri, ka shpallur të martën listën e zgjeruar të lojtarëve të ftuar në përgatitje për Kampionat Botëror. Grumbullimi i parë i Kombëtares U19 për Botëror do të bëhet të mërkurën (nesër) në Prishtinë. Janë planifikuar nga dy stërvitje në ditë. Deri në Botëror parashikohen grumbullime shumëditore, […]
Kombëtarja e Kosovës të enjten mëson kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Botëror

Të enjten do të caktohet kundërshtari i parë i Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatit Botëror të hendbollit të vitit 2027. Shorti për fazën e parë kualifikuese për Botërorin e hendbollistëve tërhiqet nga ora 15:00 në Vjenë. Në fazën e parë kualifikuese paraqiten gjashtë ekipe kombëtare. Në short, Kombëtarja jonë është bartëse, së bashku […]
Filluan përgatitjet e Kombëtares U17

Të dielën në Banjë të Pejës kanë nisur përgatitjet e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll. Përgatitjet kanë filluar një ditë pasi u bë përzgjedhja e 23 lojtareve që konkurrojnë për vend në ekipin final kombëtar. Stërvitjet zhvillohen në Banjë nën urdhrat e kryetrajnerit të kësaj grupmoshe, Verim Zherka, dhe shtabit teknik. Në mesin e […]
Prizreni fiton garën në Ligën e Fatosave

Të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është zhvilluar edhe gara në Ligën e Fatosave. Kanë luajtur djem të lindur në vitin 2011 dhe më të rinj. Atmosfera ishte shumë sportive, ndërsa ndeshjet përfunduan me rezultat të përafërt. Qëllimi kryesor i garës ishte rritja e dashurisë për hendbollin te djelmoshat tanë dhe po […]
Besa, kampione te fatoset

Të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj është zhvilluar gara në Ligën e Fatoseve. Të drejtë loje kanë pasur vajzat e lindur në vitin 2011 dhe më të reja. Pas një gare të bukur, ku qëllimi kryesor ishte mishërimi i vajzave me hendbollin, kampione u shpall Besa e Pejës. Besa në finale fitoi ndaj […]
Përzgjidhen 23 hendbolliste për Kombëtaren U17

Të shtunën në Banjë të Pejës janë mbajtur testimet e hendbollisteve kandidate për Kombëtaren U17 të Kosovës.Testimin e ka udhëhequr trajneri i kësaj grupmoshe Verim Zherka, ndërsa shtabi teknik ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve.Gjithsej pjesë e testimit ishin 37 hendbolliste, ndërsa 23 prej tyre janë përzgjedhur për të vazhduar me përgatitje.Grumbullimi i lojtareve […]
Të shtunën e të hënën testohen hendbollistët kandidatë për Kombëtaren U18

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon përkushtimin për ngritjen e nivelit të ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja.Në fundjavë pos hendbollisteve të reja do të testohen edhe hendbollistët e rinjë.Bëhet fjalë për lojtarët kandidatë për vend në Kombëtaren U18, përkatësisht hendbollistët e lindur në vitet 2008 e 2009.Testimet kryhen nën mbikëqyrjen e selektorit të Kosovës, […]