Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Vushtrri ndeshja më interesante e çerekfinales

Një lojtare me top në dorë është hedhur lartë për të shënuar gol, përballë ka portieren e ekipit kundërshtar e cila po qëndron e gatshme që t’a ndalojë gjuajtjen e saj, kurse mbrapa lojtares janë disa hendbolliste të ekipit kundërshtar dhe disa bashkëlojtare të saj.

Dy skuadrat që synojnë trofe këtë edicion, KHF Vushtrria e KHF Ferizaj, takohen të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Ndeshja Vushtrria – Ferizaj i takon çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Pritet ndeshje e fortë e cilësore e po ashtu […]

Prishtina fiton ndeshjen përmbyllëse

Lojtarit i ka rënë topi nga dora për shkak se kundërshtari i tij e ka kapur për fanellë me qëllim që t’a ndalojë lëvizjen e tij, kurse mbrapa tyre janë lojtarët e të dy ekipeve.

Prishtinës i ka takuar ndeshje e fundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Prishtina të hënën e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 31:21. Kjo ndeshje kishte nisur të shtunën, por ishte ndërprerë pas lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të Trepçës. Vaglir Buqinca e Alban Shabani […]

Istogu kthehet në vend të parë, Vushtrria fiton para një numri të madh shikuesish

Në foto shihet një lojtare e cila tashmë ka gjuajtur topin, kurse mbrapa saj janë pesë lojtare të ekipit kundërshtar dhe dy bashkëlojtare të saj.

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, janë luajtur të dielen. Nuk ka pasur befasi. Ashtu si është pritur kampioni aktual, Istogu ka fituar ndaj Shqiponjës. Rezultati në fund ishte 32:9 në të mirë të Istogut. Ndeshja është luajtur në Banjë, ndërsa pas pjesës […]

Samadrexha befason Ferizajn

Në foto shihet një lojtare me top në dorë e cila është hedhur lartë për të shënuar në portë, mbrapa saj është një bashkëlojtare dhe dy lojtare të ekipit kundërshtar.

Samadrexha ka shkaktuar befasi të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Samadrexha të shtunën e ka mposhtur liderin e deritashëm, Ferizajn, me rezultat 28:27, në kuadër të javës së 13-të. Për Ferizajn ishte vetëm humbja e dytë këtë edicion. Skuadra ferizajase ka rënë në vend të dytë me 22 pikë. […]

Besa nuk ndalet as në Ferizaj, me pikë maksimale vazhdon në Superligën A

Në foto shihet një lojtar me top në dorë i cili është hedhur lartë për të gjuajtur në portën e kundërshtarit.

Besa Famgas ka fituar bindshëm ndaj Kastriotit në Ferizaj për të përfunduar stinorin e rregullt me pikë maksimale. Të shtunën në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), Besa fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 34:26. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Tani gjashtë skuadrat e para në […]

Ndeshja e parë e xhiros i takon Prizrenit

Në foto shihen lojtarët të mbledhur së bashku duke marrë instruksione nga trajneri.

Prizreni ka dalë në vend të shtatë pas fitores së shënuar të premten. Prizreni fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:30. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Java e 18-të është e fundit e stinorit të rregullt. Prizreni shënoj fitoren e pestë të […]

Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë

Në foto shihen lojtaret bashkë me trajnerin të cilat kanë fituar ndeshjen dhe kanë marë mirënjohje dhe kupën e fitores.

Istogu e ka fituar turneun ndërkombëtar të hendbollisteve që për dy ditë është mbajtur në Gjakovë. Është klubi gjakovar Shqiponja që e ka organizuar turneun tradicional “Shqiponja 2000”. Në këtë edicion morën pjesë Shqiponja, Istogu, Nikshiqi i Malit të Zi dhe Çairi i Maqedonisë së Veriut. Ndeshjet gjysmëfinale janë luajtur të enjten. Fillimisht Nikshiqi e […]

Në Klinë luhen ndeshjet më interesante të Ligës së Parë

Në foto shihet një lojtar i cili është hedhur lartë dhe ka gjuajtur topin, përballë tij është një kundërshtar gjithashtu i hedhur lartë me duart e ngritura duke tentuar ta bllokojë gjuajtjen e tij, mbrapa të dy lojtarë ka lojtarë të dy ekipeve.

Këtë fundjavë nis stinori pranveror edhe në Ligën e Parë në të dy konkurrencat. Te hendbollistët në program është java e dhjetë kurse derbi luhet në Klinë, të dielën nga ora 18:00. Takohen Dukagjini e Rahoveci.Dy ndeshje tjera të javës së dhjetë luhen të martën: Zhegra – Ulpiana (17:30), Samadrexha – Lepenci (20:30). Ndeshje tjetër […]

Tri ndeshje të shtunën e dy të dielen

Një lojtare është duke vrapuar dhe është kapur nga dy kundërshtare me qëllim që t’a ndalojnë, dy kundërshtare tjera i ka mbrapa kurse përballë ka një bashkëlojtare e cila gjithashtu është kapur nga një kundërshtare.

Të shtunën luhen tri ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Skuadrat pretendente nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja.Ferizaj luan si mysafir i Samadrexhës, njëjtë si Prishtina ndaj Dritës.Por Ferizaj dhe Prishtina janë favorit. Ndeshja Samadrexha – Ferizaj është të shtunën nga ora 19:00. Drita […]

Dy ndeshje interesante në xhiron e fundit të stinorit të rregullt

Një lojtarë ka gjuajtur topin për të shënuar dhe mbrapa tij janë lojtarët e të dy ekipeve.

Ndeshja Vushtrria – Prizreni e hap javën e 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo java e fundit e stinorit të rregullt. Më pas Superliga ndahet në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para luftojnë për titull të kampionit, dhe në Superligën B, ku katër skuadrat e fundit luftojnë për të mbetur […]