Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vëllaznimi e fiton ndeshjen e mbetur me Dritën

Në foto shihen lojtarët bashkë me trajnerin.

Të mërkurën në Gjakovë është luajtur ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë takuar Vëllaznimi dhe Drita e Gjilanit. Fitore ka shënuar Vëllaznimi me rezultat 44:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:9 për gjakovarët. A.Spahija me 10 gola ishte më efikasi te Vëllaznimi. […]

Vushtrria – Ferizaj, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Të martën nga ora 12:00 është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Vushtrri ku takohen Vushtrria e Ferizaj. Bëhet fjalë për dy skuadra që synojnë edhe titullin e kampionit. Çerekfinalet tjera janë: Kastrioti – Shqiponja, Istogu – […]

Në Gjakovë e Vushtrri ndeshje me më shumë rivalitet

Të martën në mesditë është tërhequr shorti edhe për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Ndeshjet luhen më 11 e 12 mars, ndërsa në dy takime pritet të ketë më shumë rivalitet. Në Gjakovë do të takohen Vëllaznimi e Trepça që kanë luajtur ndeshje shumë të forta në mes […]

Prishtinës i takon derbi me Kastriotin

Lojtari ka topin në dorë dhe po tenton t’a gjuajë në portë, mbrapa tij është një lojtar kundërshtar.

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielen mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 33:29. Prishtina renditet e dyta me 30 pikë, katër më pak se Besa Famgas e katër më shumë se Trepça që mbanë vendin e tretë. Kastrioti është […]

Prishtina mposht Kastriotin dhe barazon pikët me Istogun

Në foto shihen dy lojtare të së njëjtës skuadër.

Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Kastriotit dhe e ka bërë edhe më të fortë garën për kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielen Prishtina fitoi 34:21 ndaj Kastriotit, në javën e 12-të të Superligës. Prishtina është në vend të tretë me 20 pikë, sa […]

Vushtrria fitoi derbin dramatik në sallën e mbushur me shikues

E mbushur me shikues ishte palestra “Jeton Tërstena – Tota” për derbin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) në mes të Vushtrrisë dhe Istogut. Shikuesit kanë mundur të shohin një lojë të fortë e dramatike, ndërsa në fund edhe kanë festuar fitoren e skuadrës vendase. Vushtrria fitoi me rezultatin e ngushtë, 21:20, për të […]

Rezultate të pritura në ndeshjet e së shtunës

Në foto shihen lojtarët duke shikuar nga publiku dhe duke festuar së bashku për ndeshjen e fituar.

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në të gjitha ndeshjet fitore kanë shënuar skuadrat favorite. Kampioni dhe lideri i tabelës, Besa Famgas nuk ka pasur telashe të fitojë ndaj Vushtrrisë. Besa e ka fituar edhe ndeshjen e 17-të të këtij edicioni. Trepça, më vështirë […]

Vëmendja në Vushtrri

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Vëmendja e tifozëve të hendbollit do të jetë në Vushtrri ku zhvillohet derbi i madh në mes të Vushtrrisë dhe Istogut. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 17.30. Kampioni, Istogu, është i pari në tabelë me 20 pikë, ndërsa […]

Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin kosovar takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve. Të dielen nga ora 18.00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës.Prishtina është e dyta me 28 pikë […]

Vushtrria e motivuar për ndeshje të fortë

Në foto shihen lojtaret e klubit të 'Vushtrrisë' bashkë me trajnerët e tyre.

Vushtrria ka nisur javën e kaluar përgatitjet për derbin me Istogun, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:30. Ndeshja që luhet në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, i takon xhiros së 12-të të Superligës së hendbollisteve. Istogu e Vushtrria janë në mesin e katër skuadrave që luftojnë për titull të kampionit këtë edicion. […]