Kampioni i gatshëm për derbin e parë të vitit

Istogu, Ferizaj, Prishtina e Vushtrria vlerësohet se do të luftojnë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Gara këtë edicion është shumë e fortë, ndërsa të gjitha këto katër skuadra kanë gjasat e tyre. Vendimtare mund të jenë përballjet direkte në mes të katërshes së madhe. Derbi i parë i stinorit […]
Kastriotit i takon ndeshja e mbetur

Kastrioti e ka fituar ndeshjen e mbetur ndaj Drenicës. Takimi i javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), është luajtur në Ferizaj, ndërsa Kastrioti fitoi me rezultat 39:31. Ndonëse Drenica ishte vendas, ndeshja u vendos të luhet në Ferizaj. Ferizajasit kanë krijuar epërsi solide që në pjesën e parë të cilën e […]
Fitore të thella për Istogun e Shqiponjën

Istogu e Shqiponja i kanë fituar me rezultat të lartë dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të të Superligës së hendbollisteve, të luajtura të dielen. Ndonëse vendas, Istogu luajti në Gjakovë ndaj Vëllaznimit dhe fitoi me rezultat 47:21. Me këtë fitore Istogu është kthyer në vendin e parë me 20 pikë, sa i ka […]
Trepça fiton dhe i afrohet Prishtinës në katër pikë

Trepça ka shënuar fitore të pritur ndaj Drenicës për t’u stabilizuar në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll dhe për të ngushtuar distancën e pikëve me Prishtinën. Të dielen në “Minatori”, Trepça fitoi me rezultat 23:16. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:5 për mitrovicasit. Ndeshja ishte solide, ndërsa në palestër ishin […]
Ferizaj e Vushtrria fitojnë përballjet lokale

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në dy prej tri ndeshjeve kishim përballje të skuadrave lokale. Kështu Ferizaj e mposhti Kastriotin me rezultat 29:25 dhe doli në vend të parë me 20 pikë, dy më shumë se Istogu që ka një ndeshje më pak […]
Besa e fiton derbin dramatik

Një ndeshje shumë të mirë ka ofruar derbi i javës në Superligën e Kosovës në hendboll. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë të shtunën janë takuar Besa Famgas e Prishtina. Ndeshjen shumë të fortë e cilësore e fitoi Besa Famgas me rezultatin e ngushtë, 26:24. Në palestër ishin rreth 1000 shikues që krijuan atmosferë shumë të […]
Dy pikë për Vëllaznimin në Vushtrri

Vëllaznimit të Gjakovës i ka takuar ndeshja e parë e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten në Vushtrri gjakovarët fituan ndaj skuadrës vendase me rezultatin bindës, 36:25. Vëllaznimi renditet i gjashti me 14 pikë nga 15 ndeshje. Vushtrria është e pesta me 15 pikë nga 16 ndeshje. Ndeshjet tjera luhen […]
Dy përballje lokale në xhiron e 11-të në Superligën e hendbollisteve

Rivalët lokal do të takohen në dy ndeshje të ndryshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën (nesër) në Vushtrri takohen Samadrexha e Vushtrria. Kjo ndeshje luhet prej orës 19:00 ndërsa Vushtrria llogaritet favorite. Vushtrria është e katërta në tabelë me 14 pikë, por ka një ndeshje më pak […]
Java e 16-të nis sot, të shtunën superderbi në Pejë

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit e hap javën e 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të premten (sot) nga ora 19:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Pritet lojë interesante në mes të skuadrave të mesit të tabelës.Por shumë më tepër rivalitet pritet të ketë të shtunën në […]
Ferizaj e Prishtina me fitore të reja

Ferizaj e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së dhjetë të Superligës së hendbollisteve, të luajtura të dielen. Ferizaj fitoi si vendas ndaj Jusuf Gërvallës, ndërsa Prishtina e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë. Ndonëse pjesën e parë e humbi me rezultat 17:16, Ferizaj në të dytën shfaqi potencialin dhe fitoi në fund me […]