Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nënpresidenti Idrizi merr pjesë në Kongresin e EHF-së

Nënpresidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Enis Idrizi merr pjesë në punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) që të shtunën (sot) mbahet në Stokholm të Suedisë. Fillimisht nënpresidenti Idrizi përfaqëson federatën tonë në konferencën e presidentëve të EHF-së e pasdite në Kongresin e jashtëzakonshëm. Për shkaqe familjare në momentet […]

Lëvizje të shumta në afatin kalimtar

Kërkesa të shumta për ndërrim të klubit nga ana e hendbollistëve janë bërë në afatin kalimtar të janarit, që ishte i hapur prej 15 deri më 22 janar. Në Superligën e hendbollistëve skuadrat më aktive ishin Prishtina, Prizreni e Trepça, por lëvizje kanë bërë edhe skuadrat tjera. Transferime ka pasur edhe në Superligën e hendbollisteve […]

Elma Kameri e nderuar që u shpall më e mira

Hendbollistja nga Gjakova, Elma Kameri për herë të dytë rresht është shpallur lojtarja më e mirë e vitit në hendbollin kosovar. Në ceremoninë e mbajtur të hënën, Kameri është shpallur hendbollistja më e mirë për vitin 2018. Kameri luan në pozitën e bekut të majtë, ndërsa ka shkëlqyer gjatë vitit 2018 me petkun e Istogut. […]

Më 30 janar shpallen më të mirët

Në foto shihet Bordi Ekzekutiv i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi. Bordi ka vendosur që ceremonia Sportisti i Vitit 2019 të mbahet më 30 janar në Sheshin 21 në Prishtinë. Viti 2019 ishte historik për sportin […]

Zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë vizitojnë FHK-në

Në foto shihen zyrtarja e lartë e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Anja Becky, e shoqëruar nga Zana Elshani dhe presidenti i FHK-së Eugen Saraçini.

Zyrtarja e lartë e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Anja Becky, e shoqëruar nga Zana Elshani, kanë vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ato janë pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci. Në një takim shumë miqësor është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të FHK-së dhe Ambasadës së Gjermanisë në […]

Më 15 janar hapet afati kalimtar dimëror

Të mërkurën hapet afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar. Në afatin kalimtar dimëror, që është prej 15 deri më 22 janar, mund të ndryshojnë ekipin lojtarët që janë pa kontrata apo ata që kanë fletëlëshimin e klubit konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimin e tyre. Ndërsa lojtarët që vijnë nga klube të […]

Kosova me fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë

Kosovo national handball team celebrate after victory with Georgia

Fitorja e parë e Kombëtares sonë në kualifikimet e Botërorit. Pas barazimit me Italinë, kemi fituar bindshëm ndaj Gjeorgjisë, të dielen në Benevento të Italisë. Djemtë tanë kanë luajtur me zemër dhe kanë arritur te fitorja shumë e dëshiruar. Gjatë qëndrimit në Itali, shumë lojtarë tanë janë prekur nga një grip. Për këtë arsye në […]

Kosova pëson humbje nga Rumania

Egzon Gjuka Handball Kosova sulmon kunder Rumanise

Pas barazimit dramatik me Italinë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të tretë të eliminatoreve për Botërorin 2021. Kombëtarja jonë të shtunën në Benevento të Italisë humbi nga Rumania me rezultat 32:21. Përkundër angazhimit, lojtarët tanë nuk kanë mundur të bëjnë më shumë ndaj rumunëve. Kosova […]

Barazim me shije të fitores

Italia – KOSOVA 26:26 Paraqitje e shkëlqyeshme e Kosovës në hapje të eliminatoreve për Botëror. Pas një lufte shembullore deri në sekondën e fundit, kemi barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento. Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit. Të gjithë kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit. […]

Të enjten fillon kampionati evropian i hendbollit

Në Austri, Norvegji e Suedi, të enjten (nesër) fillon kampionati evropian i hendbollit, që përfundon më 26 janar. Në këtë kampionat marrin pjesë 24 ekipe kombëtare. Është ky edicioni i 14-të i kampionatit evropian, kurse për herë të parë organizohet në tri vende të ndryshme. Po ashtu për herë të parë marrin pjesë 24 ekipe […]