Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Italia, kundërshtarja e parë e Kosovës

Në foto, moment nga ndeshja miqësore e Kosovës me Kuvajtin

Italia është kundërshtarja e parë e Kosovës në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021. Italia e Kosova përballen të premten nga ora 20:00 në palestrën “Pala Tedeschi” në Benevento të Italisë. Në grupin e tretë bëjnë pjesë edhe Rumania e Gjeorgjia që takohen të premten nga ora 18:00. Italia në […]

Kosova barazon në miqësoren e dytë me Kuvajtin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka barazuar në ndeshjen e dytë miqësore – kontrolluese me Kuvajtin. 21:21 ishte rezultati i ndeshjes të luajtur të hënën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec para rreth 600 shikuesve. Ishte kjo një ndeshje tjetër e rëndësishme testuese për selektorin Taip Ramadani dhe lojtarët e tij. Kosova është në përfundim […]

Test i suksesshëm për Kombëtaren tonë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar një ndeshje të suksesshme testuese në prag të kualifikimeve për Botëror. Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, kombëtarja jonë u përball me Kuvajtin. Kuvajti fitoi me rezultat 22:14, por paraqitja e Kombëtares sonë ishte e kënaqshme deri në fazën përfundimtare të ndeshjes. Për afro 45 […]

Ramadani: Një rast i shkëlqyeshëm

Në foto shihet Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani.

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani, është i kënaqur me fazën përgatitore para ndeshjeve në Itali. Ai i ka vlerësuar mundësi shumë të mirë miqësoret me Kuvajtin që luhen të dielen e të hënën në Rahovec. “Përgatitjet po na shkojnë mirë. Motivi në ekip është i lartë dhe djemtë po punojnë me përkushtim të madh. Kemi […]

Kombëtarja e Kosovës luan dy ndeshje me Kuvajtin

Në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit, Kombëtarja e Kosovës në hendboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore-kontrolluese. Djemtë e selektorit Taip Ramadani do të testohen nga Kombëtarja e Kuvajtit, që është prej më cilësoreve në Azi. Kuvajti është duke u përgatitur në regjionin tonë për një garë të rëndësishme dhe dy prej ndeshjeve […]

Urimi i Presidentit Saraçini me rastin e Vitit të Ri

Në foto shihet Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Të nderuar hendbollistë e hendbolldashës, punëtor të hendbollit e anëtar të klubeve të sportit tonë magjik. Po i afrohemi fundit të një viti që për Federatën e Hendbollit të Kosovës ishte historik. Të tillë e bëjnë sukseset që i kemi arritur së bashku gjatë 2019-tës. Jemi në fund të një viti që gjithashtu ishte sfidues […]

Të premten grumbullohet Kombëtarja e Kosovës

Të premten (nesër) grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll për t’u përgatitur për paraqitje në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2021. Tubimi bëhet në hotelin Venus në Prishtinë paraditën e së premtes, ndërsa stërvitja e parë zhvillohet në mbrëmje. Kombëtarja do t’i zhvillojë nga dy stërvitje në ditë (10:00 – 11:30, […]

Ndërron jetë ikona e hendbollit gjilanas, Agim Shkodra

Në foto shihet Agim Shkodra, hendbollist i njohur gjilanas.

Një prej ikonave të hendbollit gjilanas, Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër. Me ndarjen nga jeta të Agim Shkodrës, klubi i hendbollit Drita nga Gjilani, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli e sporti kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një prej figurave qe shkruan […]

Ramadani shumë i kënaqur me konkurrencën, synon kualifikimin

Në foto shihet Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani.

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, është shumë i kënaqur me konkurrencën në kombëtaren tonë. Ramadani thotë se ka pasur vështirësi për të përzgjedhur ekipin për shkak të konkurrencës kurse thekson se synim në garën kualifikuese në Itali do të jetë kalimi në rrethin tjetër të garave. Ramadani thotë se Kosova ka tashmë nivelin që mos […]

Ramadani shpall listën për kualifikimet në Itali

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani ka shpallur të mërkurën listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për garën kualifikuese që muajin tjetër mbahet në Itali. Kosova do të garojë në fazën e parë kualifikuese evropiane për kampionatin botëror të vitit 2021. Kombëtarja jonë është në grupin e tretë së bashku me Italinë, Rumaninë […]