Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton derbin, ndal serinë e Ferizajt

Prishtinës i ka takuar derbi i javës së fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Prishtina të dielën në palestrën “Bill Clinton” e ka mposhtur Ferizajn vendas me rezultat 30:27, në kuadër të javës së nëntë. Për Ferizajn që për herë të parë luan në Superligë, ishte humbja e parë pas […]

Llapit i takon ndeshja dramatike

Llapi ishte në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë, por ia ka dalur të fitojë ndeshjen interesante ndaj Drenicës. Të dielën në Podujevë, Llapi fitoi me rezultat 37:36 ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Llapi mbetet i nënti, por tani i ka 6 pikë. Drenica është e […]

Derbi i vërtetë në Vushtrri

Një derbi shumë i fortë dhe dramatik është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Në prani të rreth 400 shikuesve u zhvillua ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës. Rezultati në fund ishte i barabartë, 29:29. Ndeshja i takoi javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Trepça […]

Istogu e Vushtrria e mbyllin me fitore

Istogu e Vushtrria kanë shënuar fitore në javën e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në kuadër të javës së nëntë, kampioni aktual, Istogu fitoi ndaj Dritës me rezultat 30:21. Pas pjesës së parë dallimi ishte shtatë gola (17:10) në të mirë të istogaseve. Me fitore, Istogu ka […]

Të shtunën tri ndeshje, derbi në Vushtrri

Tri ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër). Kampioni aktual, Besa Famgas është favorit kundër Vëllaznimit, në ndeshjen që fillon në ora 19:00. Favorit është edhe Prishtina ndaj Prizrenit, kurse ky takim fillon në ora 19:30. Ndeshja më interesante e së shtunës pritet të jetë ajo […]

Java përmbyllëse me derbin në Ferizaj

Xhiro e nëntë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) ka filluar para një jave me ndeshjen mes Shqiponjës dhe Jusuf Gërvallës. Fitore kishte shënuar Jusuf Gërvalla me rezultat 24:22. Ndeshjet tjera të javës së fundit të stinorit vjeshtor luhen këtë fundjavë, për shkak të ndeshjeve që Kombëtarja A e Kosovës i kishte në Turqi. […]

Shtyhen aktivitetet e hendbollit

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shtyrë aktivitetet e parapara për sot, pasi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë. FHK-ja dhe i gjithë komuniteti i hendbollit bashkëndjenë me vëllezërit tanë në Shqipëri në këtë moment të vështirë. FHK-ja […]

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës të hënën e kanë luajtur ndeshjen e fundit në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Antalya të Turqisë. Në ndeshjen e fundit Kombëtarja jonë humbi nga Maqedonia Veriore me rezultat 30:27. Humbja erdhi si pasojë e lodhjes dhe lëshimit të koncentrimit. Vajzat tona kanë luajtur katër ndeshje të forta brenda tri […]

Besa me fitore shumë të lartë, Prizreni mposhtë Llapin

Lojtari është hedhur lartë me top në dorë gati për të shënuar kurse kundërshtari po përpiqet t'a ndalojë atë.

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar me rezultat të lartë ndeshjen me Dritën. Të dielën në Gjilan, pejanët fituan me rezultat 68:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 34:9 në të mirë të Besës. Pas javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Besa Famgas udhëheq në tabelë me 22 pikë, derisa Drita […]

Çifti Vitaku në ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve

Në foto shihen gjyqtarët kosovarë Erdoan dhe Arsim Vitaku.

Çifti i gjytarëve të FHK-së, Erdoan dhe Arsim Vitaku të shtunën mbrëma kanë drejtuar ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve në hendboll (meshkujt). Gjyqtarët mitrovicas ishin në Suedi në ndeshjen mes Savehofit dhe Tatran Presovit të Sllovakisë. Fitore shënoi Savehofi suedez me rezultat 30:29, me gol të shënuar në sekondën e fundit, nga penalltia. […]