Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina e Vushtrria fitojnë me përmbysje të rezultatit

Ndonëse kanë humbur pjesët e para, Prishtina e Vushtrria i kanë fituar ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll të luajtura të shtunën. Prishtina fitoi si mysafir ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsaVushtrria si mysafir ndaj Drenicës në Drenas. Në Gjakovë, Vëllaznimi kishte epërsi 18:16 pas pjesës së parë. Por Prishtina kishte […]

Jusuf Gërvalla e mbyllë me fitore

Në foto shihen lojtaret e klubit ‘Jusuf Gërvalla’ bashkë me trajnerët e tyre.

Skuadra deçanase Jusuf Gërvalla i ka dhënë fund me fitore stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Gjakovë, Jusuf Gërvalla fitoi ndaj skuadrës vendase, Shqiponja, me rezultat 24:22. Pas pjesës së parë skuadra mysafire kishte epërsi prej gjashtë golave, 14:8. V. Malaj me 8 gola ka udhëhequr Jusuf Gërvallën. 5 […]

Edhe një fitore për Kosovën në Turqi

Në foto shihen lojtaret e Kombëtares së Kosovës bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka shënuar edhe fitoren e dytë në turneun ndërkombëtar që po mbahet në Antalya të Turqisë. Të shtunën mbrëma vajzat tona u takuan me Kombëtaren B të Turqisë dhe arritën fitore me rezultat bindës, 32:23. Pas pjesës së parë epërsia ishte pesë gola për Kombëtaren tonë (15:10). Selektori Agron […]

Kosova shkëlqen ndaj Italisë

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Me një paraqitje shumë të mirë Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë. Të shtunën paradite vajzat tona kanë shkëlqyer ndërsa e kanë mposhtur Italinë me rezultat 31:26. Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares sonë që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur. Ndaj Italisë […]

Trepça me fitore të madhe në “Minatori”

Trepçës i ka takuar derbi i javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten në “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e mposhti Kastriotin me rezultat 33:26. Vendasit ishin vazhdimisht në epërsi kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:12. Në pjesën e dytë ferizajasit u afruan deri në tri gola por pa bërë […]

Përkundër humbjes, Kombëtarja paraqitet mirë ndaj Turqisë

Edhe në ndeshjen e tretë në turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është paraqitur mirë. Të dielën mbrëma, hendbollistet tona u përballen me Turqinë A. Ndeshjen e fitoi Turqia A me rezultat 34:28, por kishte përkrahje të madhe të gjyqtarëve vendas, që kanë favorizuar prej fillimit e deri në fund […]

Në “Minatori” derbi për vendin e tretë

Me ndeshje derbi fillon java e 11-të e Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten (sot) nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen dy skuadrat me traditë, Trepça e Kastrioti i Ferizajt. Pritet hendboll cilësor, ndeshje e bukur dhe numër i konsiderueshëm shikuesish. Trepça e ka vlerësuar si ndeshje vendimtare të stinorit vjeshtor […]

Prishtina bindëse ndaj Dritës, Vëllaznimi fiton në Podujevë

Të enjten janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina në kryeqytet ka fituar bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 50:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:7. Prishtina është e dyta me 18 pikë kurse Drita është e fundit pa pikë. Në Podujevë, […]

Mustafa e Ramadani udhëheqin Kastriotin drejtë fitores së re

Festim Mustafa me 10 gola dhe Rron Ramadani me 6 gola, kanë udhëhequr Kastriotin e Ferizajt drejt fitores si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 29:18. Kjo ndeshje e së mërkurës i ka takuar javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kastrioti me fitore është ngritur në vend të tretë me 14 pikë.Vushtrria […]

Besa me fitore shumë të thellë ndaj Trepçës

Egzon Gjuka ka shënuar tetë gola ndërsa Kastriot Jupa, Jon Muqolli e Ylli Muqolli nga gjashtë, në ndeshjen të cilën Besa Famgas e fitoi me rezultat shumë të lartë ndaj Trepçës. 46:17 në të mirë të Besës ishte rezultati i ndeshjes së luajtur të martën në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Me këtë ndeshje është hapur […]