Selektori Shabani shpall listën për turneun në Turqi

Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani të martën ka shpallur listën e lojtareve që do t’i ketë në dispozicion gjatë turneut ndërkombëtar që prej 22 deri më 25 nëntor mbahet në Antalya të Turqisë. Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare, disa prej tyre për herë të parë. Turneu ndërkombëtar që e organizon Federata turke, […]
Sot Besa Famgas – Trepça në Pejë, nesër ndeshje interesante në Vushtrri e Drenas

Ndeshja në mes skuadrave Besa Famgas e Trepça e hap javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të martën (sot) nga ora 18:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Kampioni aktual, Besa Famgas, vlerësohet favorit. Besa i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. […]
Prishtina e Samadrexha me fitore bindëse

Prishtina e Samadrexha i kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) të luajtura të dielen. Prishtina luajti si vendas ndaj Shqiponjës së Gjakovës dhe fitoi me rezultat 38:22. Ndërsa Samadrexha në Gjilan e mposhti Dritën me 37:22. Prishtina renditet e katërta me 12 pikë, kurse Samadrexha mbanë […]
Besa fiton edhe një derbi, vazhdon e pamposhtur

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar edhe një derbi në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa të shtunën në Pejë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 45:33. Që në pjesën e parë skuadra pejane krijoi epërsi bindëse (22:13). Besa ka shënuar fitoren e nëntë rresht dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë, dy […]
Pikët për skuadrat mysafire

Skuadrat mysafire i kanë fituar pikët në tri ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), të luajtura të shtunën. Lideri i tabelës, Ferizaj nuk ka pasur telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, duke fituar me rezultat 50:32. Për skuadrën debutuese, Ferizaj, ishte fitorja e tetë rresht. Ferizaj udhëheq në tabelë me […]
Prishtinës i takon derbi interesant me Trepçën

Përballja e rivalëve të vjetër, Prishtinës e Trepçës ka ofruar hendboll cilësor dhe lojë të fortë. Prishtina fitoi me rezultat 35:28, por shkëputjen e ka bërë vetëm në periudhën përfundimtare të takimit. Për kohë të gjatë mitrovicasit ishin rivalë të barabartë, por në fund erdhi në shprehje cilësia e lojtarëve prishtinas, por edhe përgatitja e […]
Ferizaj e Istogu sfidohen si mysafirë

Këtë fundjavë luhen takimet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Lideri i klasifikimit, Ferizaj, shpreson të vazhdojë me fitore. Skuadra ferizajase luan me Vëllaznimin në Gjakovë, të shtunën (nesër) nga ora 14:00. Ferizaj i ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 14 pikë. Vëllaznimi i Gjakovës është i […]
Java nis me kryendeshje në Prishtinë, vazhdon me derbin tjetër në Pejë

Ndeshja Prishtina – Trepça e hap javën e nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja e rivalëve të vjetër luhet të premten (nesër) nga ora 17:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Pritet ndeshje e bukur dhe hendboll cilësor nga skuadrat që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Prishtina është e dyta […]
Vjosa e KEK-u me fitore të reja

Të shtunën e të dielen është luajtur edhe java e shtatë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (femrat). Vjosa e ka shënuar edhe fitoren e shtatë rresht. Vjosa ka fituar ndaj Trepçës me rezultat 25:17 dhe tani i ka 14 pikë në vend të parë. Fitore të re shënoi edhe KEK-u që e […]
Samadrexha ndal në barazim Zhegrën

Skuadra e Samadrexhës ia ka dalur të ndalë vrullin e Zhegrës në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në derbin e javës së shtatë të luajtur të dielen në Vushtrri, Samadrexha barazoi me Zhegrën me rezultat 37:37. Ishte ndeshja e parë e këtij edicioni në të cilën zhegrasit nuk shënuan fitore. Zhegra ka […]