Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rreth 200 pjesëmarrës në NLB Kampin Veror

Ka mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i Kampit Veror, aktivitetit shumë të rëndësishëm të verës të organizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Këtë vit kampi quhet NLB Kampi Veror, në emër të sponsorit që e mbështet financiarisht aktivitetin e rëndësishëm. Kampi tradicional do të mbahet në Banjë të Pejës, ndërsa […]

Të shtunën testohen hendbollistet kandidate për Kombëtaren U17

Të shtunën, më 21 qershor, do të bëhet testimi i hendbollisteve kandidate për vend në Kombëtaren U17 të Kosovës.Testimet do të udhëhiqen nga trajneri i kësaj grupmoshe, Verim Zherka. Testimi do të bëhet në Banjë të Pejës nga ora 10:30, ndërsa të dielën është grumbullimi i parë i kësaj grupmoshe. Edhe grumbullimi i parë është […]

Skuadra gjermane, Magdeburg, fiton Ligën e Kampionëve

Skuadra e njohur gjermane, Magdeburg, është fituese e Ligës së Kampionëve në hendboll. Në finalen e së dielës në Koln, Magdeburgu e mposhti ekipin tjetër gjerman, Fuchse Berlin, me rezultat 32:26. Gisli Thorgeir Kristjansson ishte më efikasi te Magdeburgu me tetë gola. Felix Claar dhe Ingi Omar Magnusson i shënuan nga gjashtë. U dallua sidomos […]

Besa Famgas kampione e Kosovës te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e juniorëve (U20). Të dielën në finale, skuadra pejane, Besa Famgas, fitoi ndaj Deçanit me rezultatin 34:15. Final 4 i Ligës së Juniorëve është zhvilluar në Prishtinë. Në gjysmëfinale, Besa fitoi bindshëm ndaj Llapit, ndërsa paraqitjen bindëse e përsëriti edhe të dielën në finalen ndaj […]

Besa Famgas – Deçani, finalja e Ligës së Juniorëve

Të shtunën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Final 4 të Ligës së Juniorëve (U20) të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë Besa Famgas e mposhti Llapin me rezultat 44:22. Pejanët patën paraqitje bindëse dhe fituan thellë në fund. Amar Muqolli i shënoi 13 gola për Besën, ndërsa 10 […]

U mbajt mbledhja e radhës e Bordit të FHK-së, u morën vendime të rëndësishme

Është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Edin Kolgeci. Janë marrë vendime të rëndësishme, sidomos për aktivitetet e ardhshme vendore dhe ndërkombëtare. Bordi ka aprovuar raportin e Komesarit të Garave, ndërsa ka shqyrtuar raportin e Komesarit për Vlerësim të Gjykimit dhe raportin lidhur me dy […]

Në fundjavë Final4 në Ligën e Juniorëve

Pas garave shumë interesante në ligën e pionierëve në të dy konkurrencat, fundjava është e rezervuar për turneun final të Ligës së Juniorëve. Final 4 i Ligës së Juniorëve do të organizohet në Prishtinë të shtunën e të dielën. Të shtunën (nesër) janë ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 12:00 është takimi Besa Famgas – Llapi, ndërsa […]

Deçani fiton titullin e kampionit në Ligën e Pionierëve

Deçani është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të pionierëve (U16). Në finale, të hënën pasdite në palestrën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, Deçani fitoi 28:14 ndaj Llapit. Deçanasit e nisën ndeshjen mirë dhe shpejt krijuan epërsi 5:1. Më pas kanë mbajtur epërsi bindëse deri në fund. Bleart Cacaj i shënoi tetë gola për Deçanin. […]

Top-ndeshje në gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve

Dy top-ndeshje u zhvilluan të dielën në Podujevë në gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Fillimisht Llapi fitoi ndaj Istogut me rezultat 22:17. Llapjanët i udhëhoqi Albi Ramadani me dhjetë gola. Nga tri i realizuan Diar Havolli, Arden Ajeti e Xhevahir Rama. Tek Istogu, Florent Mavraj i kishte 11 gola. Pesë i […]

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pionierëve

Të shtunën në Podujevë ka nisur Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Janë luajtur katër ndeshje të mira, ndërsa ka pasur elemente shumë premtuese për të ardhmen. Fillimisht Llapi fitoi 32:23 ndaj Rahovecit. Në ndeshjen e dytë çerekfinale Deçani e mposhti Vushtrrinë me shifrat 30:14. Çerekfinalja e tretë mes Prishtinës dhe Besa […]