Vëllaznimi shënon fitoren e tretë

Vëllaznimi i Gjakovës e ka shënuar fitoren e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Vëllaznimi renditet i gjashti me 6 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të shtatë. Në vend të tetë ka mbetur Prizreni me 4 pikë. Pikërisht Prizrenin e ka mposhtur Vëllaznimi të dielen në Gjakovë. Rezultati në fund […]
Kasumi e Avdiu udhëheqin Vushtrrinë drejt fitores në derbi

D. Kasumi me 11 gola dhe K. Avdiu me 8 gola ishin më efikaset te Vushtrria që fitoi derbin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të dielen në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Vushtrria fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 23:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12, por […]
Prishtina e suksesshme në Ferizaj

Prishtinës i ka takuar derbi i javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në Ferizaj, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit vendas me rezultat 34:29. Skuadra e drejtuar nga Taib Kabashi te fitorja ka arritur në pjesën e dytë. Pjesa e parë e derbit përfundoi 16:15 për Kastriotin. Ferizajasit në 30 minutat […]
Ferizaj e Istogu me pikë të reja

Ferizaj e Istogu nuk kanë lejuar befasi në dy ndeshjet e para të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Lideri i klasifikimit, Ferizaj, ka fituar ndaj Shqiponjës në Gjakovë me rezultat 41:31. Dallimi është bërë në pjesën e dytë pasi e para përfundoi me vetëm një gol diferencë në të mirë […]
Arifi në kursin ASMC 2

Administratori i garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi, po merr pjesë në kursin për Menaxhim të Avancuar Sportiv, ASMC 2, që e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës. ASMC 2 ka nisur të shtunën ndërsa vlerësohet i rëndësishëm për avancimin e mëtejmë profesional të zyrtarit të federatës tonë. Në ASMC 2 po marrin […]
Vushtrria pret Prishtinën në takimin më rivalizues

Vushtrria e Prishtina takohen të dielen nga ora 17:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, në takimin që pritet të sjellë rivalitetin më të madh në javën e shtatë të Superligës së hendbollisteve. Të dy skuadrat shpresojnë të kthehen te fitorja, pas disfatave që i pësuan javën e kaluar. Vushtrrinë e mposhti Ferizaj, kurse Prishtina […]
Derbi i hendbollistëve luhet në Ferizaj

Pas derbit dramatik në mes të Prishtinës e Besa Famgas, derbi i radhës në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) luhet në Ferizaj. Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 takohen Kastrioti e Prishtina. Kastrioti pas disa vështirësive në fillim të edicionit, ka marrë veten dhe ka synimet e tij në këtë ndeshje që pritet të […]
Trepça në rrethin e dytë të Kupës

Trepça e Mitrovicës ka kaluar në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjen e fundit të rrethit të parë të Kupës, Trepça të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 39:27. 18:13 ishte rezultati pas pjesës së parë. Ndeshjet tjera të rrethit të parë janë luajtur […]
Kombëtarja U18 luan në Mal të Zi

Të hënën është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane për Kombëtaret e grupmoshës U18 (meshkujt). Do të organizohen tri kampionate evropiane të divizionit B, në Mal të Zi, Bullgari dhe Maqedoni Veriore. Kosova do të luajë në Mal të Zi, ndërsa bënë pjesë në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. […]
Kombëtarja U20 luan në Letoni në Evropianin e vitit tjetër

Të hënën është tërhequr shorti për kampionatet evropiane që vitin tjetër i luajnë Kombëtaret U20 dhe U18 të hendbollistëve. Bëhet fjalë për kampionate të divizionit B, ndërsa Kosova është paraqitur në të dy grupmoshat. Në grupmoshën e 20-vjeçarëve do të organizohen dy kampionate evropiane, një në Bosnjë-Hercegovinë dhe një në Letoni. Shorti ka caktuar që […]