Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa fiton derbin e fuqishëm me Prishtinën

Prishtina e Besa Famgas kanë zhvilluar ndeshje të fortë e të bukur për sy të dielen në derbin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në fund fitore shënoi kampioni aktual, Besa Famgas me rezultat 34:31. Me këtë fitore, Besa ka dalur në vend të parë me 12 pikë, sa i […]

Ferizaj i pandalshëm, e mposht edhe Vushtrrinë

Po vazhdon starti i fuqishëm i skuadrës së Ferizajt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Skuadra debutuese është e vetmja që i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme. Ferizaj të dielen e mposhti Vushtrrinë me rezultat 37:30, në kryendeshjen e dytë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës. Që në pjesën […]

Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së shtatë, mitrovicasit shënuan fitore të vështirë ndaj Drenicës në Drenas me vetëm një gol dallim, 24:23. Pas pjesës së parë Trepça kishte gjashtë gola epërsi, 16:10. Në fillim të pjesës së dytë Drenica kishte seri të mirë dhe rezultati […]

Istogu i kthehet fitores, Prishtina humb për herë të parë

Kampioni aktual, Istogu e ka fituar derbin e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 28:24. Pas pjesës së parë istogaset kishin epërsi prej gjashtë golave, 15:9. Ndeshja nisi me epërsi të lehtë të […]

Prishtina sfidon Istogun, Ferizaj luan me Vushtrrinë

Në kryeqytet zhvillohet edhe një derbi i javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve takohen Prishtina dhe Istogu, që është kampion aktual. Prishtina ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e deritashme dhe është në vend të dytë me 10 pikë, […]

Java e shtatë sjell derbin e madh

Prishtina e Besa Famgas takohen në derbin e madh të hendbollit Kosovar. Kjo ndeshje luhet të dielen nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kurse i takon javës së shtatë të Superligës për hendbollistë. Janë këto dy skuadrat e vetme që nuk kanë humbur në këtë edicion të garave. Prishtina i ka fituar […]

Pa befasi në rrethin e parë të Kupës

Prej të martës deri të enjten janë luajtur ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Janë luajtur ndeshjet në të dy konkurrencat, por nuk ka patur ndonjë befasi të madhe në rezultatet e arritura. Te hendbollistet tutje kanë kaluar skuadrat që pritet të garojnë për trofe, Istogu, Ferizaj, Vushtrria, Prishtina, por […]

Liga e Kampionëve vazhdon të transmetohet në TV 21 Plus

Hendbolli elitar evropian vazhdon të transmetohet në TV 21 Plus. Bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve për hendbollistë. Të mërkurën (sot) transmetohet ndeshja në mes të Flensburgut dhe Barcelonës. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00. Në fundjavë adhuruesit e hendbollit mund të përcjellin edhe tri ndeshje tjera: V. Kielce – Telekom Ves. (e shtunë, 15:00), […]

Besa pa telashe, Trepça fiton dramën në Gjakovë

Të martën janë zhvilluar dy ndeshjet e mbetura të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni aktual, Besa Famgas fitoi pa telashe ndaj Drenicës në Drenas, dramë e vërtetë është zhvilluar në Gjakovë ku u takuan Vëllaznimi e Trepça. Në fund fitoi Trepça e Mitrovicës me vetëm […]

Luhet rrethi i parë i Kupës

Kjo javë do të jetë e mbushur me ndeshje të hendbollit. Të martën (nesër) luhen dy ndeshjet e mbetura të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) Nga ora 18:30 në Gjakovë takohen Vëllaznimi e Trepça, kurse nga ora 19:00 në Drenas luajnë Drenica e Besa Famgas. Hendbollistët të mërkurën e të […]