Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu bindës, fitojnë edhe Prishtina e Shqiponja

Kampioni aktual Istogu, ka fituar bindshëm në javën e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 46:28. Që në pjesën e parë istogaset krijuan epërsi bindëse prej 12 golave. E. Muratoviq me 10 gola ishte më efikasja te Istogu. Te Vëllaznimi me efikasitet u […]

Kastrioti e humb ndeshjen e parë në Çeki

Kastrioti i Ferizajt ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Të shtunën në Pragë të Çekisë, skuadra ferizajase u mposht nga Dukla Praha me rezultat 39:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:12 për skuadrën çeke. Ndeshja e dytë zhvillohet menjëherë të dielen nga […]

Kastrioti në Pragë për paraqitje të denja

Hendbollistët e Kastriotit kanë udhëtuar për në Pragë të Çekisë ku të shtunën e të dielen i zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. Në rrethin e dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), skuadra ferizajase takohet me Dukla Praha të Çekisë. Dy ndeshjet luhen në sallën “Slavia Praha”, të shtunën dhe të dielen nga ora 18:00. […]

Ferizaj fiton derbin e qytetit

Skuadra Ferizaj e ka fituar derbin e parë të qytetit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të premten mbrëma, Ferizaj fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 33:25. Kjo ndeshje u luajt për javën e dytë të Superligës së hendbollisteve. Ferizaj për herë të parë po garon në Superligë dhe ka filluar me dy fitore. Fitore […]

Hendbollistët luajnë të shtunën

Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), luhen të shtunën (nesër). Ndeshja e parë luhet në Pejë në mes të Besa Famgas dhe Dritës së Gjilanit, nga ora 15:00. Kampioni aktual, Besa, nuk pritet të ketë telashe për të arkëtuar dy pikë të reja. Nga ora 17:00 shtë takimi […]

Sot derbi i parë ferizajas në Superligën e hendbollisteve

Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) këtë edicion i është shtuar edhe një derbi lokal, që pritet vetëm ta bëjë më interesante e më madhështore garën në elitën tonë. Tashmë në Superligë janë dy skuadra nga qyteti i Ferizajt, që përballen të premten (sot) nga ora 18:30. Ferizaj e Kastrioti do të mundohen të shënojnë […]

Vushtrria bindëse në përballjen lokale

Hendbollistet e Vushtrrisë kanë fituar bindshëm përballjen lokale ndaj Samadrexhës. Në ndeshjen e luajtur të martën në Vushtrri, hendbollistet e trajnerit Arben Parduzi kanë fituar me rezultat 33:12 ndaj Samadrexhës. Me këtë ndeshje ka filluar java e dytë në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Vushtrria ka ruajtur përbërjen nga kampionati i kaluar dhe ka pretendime […]

Besa starton me fitore bindëse

Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të martën në Mitrovicë, në ndeshjen e fundit të javës së parë, kampioni aktual Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:23. Mitrovicasit janë organizuar vonë për këtë edicion, por po planifikojnë paraqitje më të denja në vazhdim […]

Prishtina e Drenica fitojnë si mysafir

Të dielen janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së parë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në Gjilan, Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Dritës me rezultat 41:25. Pas pjesës së parë epërsia e Prishtinës ishte nëntë gola (19:10). A. Bajqinovci me 11 gola, B. Abazi me 10 gola dhe O. Beshiri me 9 gola […]

Humbim nga Gjermania, por bëjmë lëvizje para

Ashtu si pritej, Gjermania ka fituar bindshëm ndeshjen me kombëtaren tonë, të luajtur të dielen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndeshjen e fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020” për hendbolliste, Gjermania e fitoi ndaj Kosovës me rezultat 34:15. Por është vlerësuar se Kosova ka bërë lëvizjen para që e ka synuar nga […]