Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon aventura evropiane e Istogut

Kampioni i Kosovës, Istogu nuk ia ka dalur të kalojë raundin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste. Istogu nuk kishte fat në short dhe u takua me skuadrën e madhe nga Bjellorusia, Gomel, që në përbërje ka reprezentuese nga disa vende me hendboll të zhvilluar. Dy ndeshjet u luajtën në Gomel të Bjellorusisë. […]

Istogu e humb ndeshjen e parë në Bjellorusi

Hendbollistet e Istogut nuk kanë mundur të bëjnë shumë në ndeshjen e parë që e luajtën në Bjellorusi. Përkundër angazhimit, kampioni jonë të premten humbi nga Gomeli i Bjellorusisë me rezultat të lartë, 45:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 për Gomelin. Ndeshja është luajtur në Gomel të Bjellorusisë para rreth 800 shikuesve. Kjo […]

Nesër fillon Superliga e hendbollisteve, pritet kampionat interesant

Të shtunën (nesër) luhen takimet e javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), për edicionin 2019/2020. Pritjet dhe shpresat janë për një kampionat cilësor e interesant, ndërsa skuadrat kanë nisur me kohë përgatitjet. Pritet garë interesante për titull të kampionit, por edhe për pozitat tjera. Që në xhiron e parë janë disa […]

Besa Famgas fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional “Jeton Tërstena – Tota”, në të cilin morën pjesë katër skuadra të hendbollistëve. Turneu u mbajt në palestrën në Vushtrri që mbanë pikërisht këtë emër të madh të sportit. Turneu u fitua nga Besa Famgas, që në finale e mposhti skuadrën e Prishtinës me rezultat 30:22. Në […]

FHK-ja dhe Komuna e Gjilanit në përkrahje të Dritës

Në foto shihen drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjilanit, Deniza Limani dhe përgjegjësi për sport, Malazog Hoxha, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci dhe komisari i garave, Istref Sadriu.

Të martën (sot) në ambientet e Kuvendit Komunal në Gjilan, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjilanit, Deniza Limani dhe përgjegjësi për sport, Malazog Hoxha kanë pritur në takim delegacionin e Federatës së Hendbollit të Kosovës që përbëhej nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci dhe komesari i garave, Istref Sadriu. Takimi u aranzhua për […]

Besa Famgas eliminohet nga Kupa e EHF-së

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas është eliminuar në rrethin e parë të Kupës së EHF-së. Klubi pejan nuk ka pasur fat në short, duke u takuar me skuadrën e madhe zvicerane Pfadi Winterthur, që ka shumë lojtarë cilësorë të huaj e po ashtu reprezentues të Zvicrës dhe të disa vendeve tjera, duke përfshirë edhe Luigj […]

Besa Famgas pëson në ndeshjen e parë

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa pësoi nga Pfadi Winterthur me rezultat 33:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12 për ekipin zviceran. Përkundër angazhimit e dëshirës, në shprehje erdhi cilësia dhe përvoja […]

Kampioni për sukses të ri evropian

Klubi pejan, Besa Famgas në Evropë luan nga viti 2005, ndërsa me suksese më të mëdha ka nisur nga viti 2013. Besa është përballur me skuadra të forta evropiane gjatë viteve të kaluara, por suksesi nuk ka munguar. Një skuadër të fortë do ta ketë përballë edhe në fundjavë, atë nga Zvicra, Pfadi Winterthur. Ndeshjet […]

Të dielen testimi për gjyqtarë e vëzhgues

Në fundjavë aktivitet në prag të fillimit të kampionatit do të ketë edhe Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Të dielën në Prishtinë do të mbahet testimi për gjyqtarët dhe për vëzhguesit-kontrolluesit. Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë anëtarët e SHGJHK-së. Testi fizik për gjyqtarët do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe […]

Të shtunën seminari për trajnerë

Të shtunën më 7 shtator do të mbahet seminari qëndror për trajner në prag të edicionit 2019\2020 të kampionatit të Kosovës në hendboll. Seminari mbahet në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, ndërsa është obligativ. Në këtë seminar do të bëhet edhe licencimi I trajnerëve për edicionin e ri të garave. Për trajnerët kosovarë do të […]