Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërron jetë ish- hendbollisti Bashkim Hoxha

Të shtunën ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës. Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit. Kohëve të fundit ishte […]

Kombëtarja U17 pëson në ndeshjen e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B. Në Lignano Sabbiadoro të Italisë, kombëtarja jonë pësoi humbje nga Çekia me rezultat 39:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për çeket. Është hera e parë që ky grup i vajzave luan së bashku dhe […]

Kombëtarja U17 në Itali, nesër luan me Çekinë

Kombëtarja U17 (femrat) është vendosur të premten në Itali, ku prej nesër zhvillohet kampionati evropian, Divizioni B. Menjëherë në ditën e parë kombëtaren tonë e pret ndeshje shumë e vështirë ndaj Çekisë. Ndeshja me çeket luhet nga ora 14:00. Synimet e kombëtares tonë janë solide për këtë evropian. Ky grup i vajzave për herë të […]

Ndërron jetë ish-hendbollisti Sokol Dauti

Ish-hendbollisti Sokol Dauti ka ndërruar jetë papritmas në moshën 47-vjeçare. Ish-lojtari i Borcit të Ferizajt ka ndërruar jetë në Holandë. Pos për klubin e famshëm ferizajas, i ndjeri Dauti ka luajtur edhe për Vëllaznimin dhe Medveshçakun e Zagrebit. Ai nga fillimi i viteve nëntëdhjeta ka jetuar në vende perendimore. Por gjithnjë ishte pranë hendbollit kosovar, […]

Kombëtarja U17 e gatshme për Evropian

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) është në fazën finale të përgatitjeve për kampionatin evropian, Divizioni B, që mbahet në Itali. Vajzat janë të gatshme për të dhënë më të mirën, kurse udhëtimi për në Itali bëhet nesër pasdite. Ndeshjen e parë Kosova U17 e luan më 3 gusht ndaj Çekisë. Pritjet nga ky […]

Franca fiton botërorin ku Kosova bëri histori

Franca ka fituar kampionatin botëror të juniorëve në hendboll. Të dielen në finale, Franca fitoi ndaj Kroacisë me rezultat 28:23. Finalja u luajt në Vigo në një atmosferë të bukur sportive. Ky botëror është historik për vendin tonë. Për herë të parë një ekip kombëtar i Kosovës në sportet ekipore mori pjesë në ngjarjen më […]

Kombëtarja U17 fillon përgatitjet për Evropian

Hendbollistet e Kombëtares U17 fillojnë nesër përgatitjet për kampionatin evropian, Divizioni B, që gjatë muajit të ardhshëm mbahet në Itali. Grumbullimi i vajzave bëhet prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në Banjë të Pejës, ndërsa përgatitjet zhvillohen në palestrën në Pejë. Bëhet fjalë për lojtare që ishin edhe në kampin e FHK-së të mbajtur […]

Kosova përfundon botërorin me fitore bindëse

Me fitore të lartë ka përmbyllur Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll paraqitjen në kampionatin botëror në Spanjë. Është kjo hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës në sportet ekipore ka arritur të kualifikohet në botëror. Kombëtarja jonë të enjten në Pontevedra u takua me Australinë dhe fitoi me rezultat bindës, 38:20. Pjesa […]

Paraqitje jo e mirë ndaj Argjentinës

Kombëtarja U21 e Kosovës nuk ka pasur paraqitje të mirë të mërkurën në mëngjes në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë. Në ndeshjen për plasman, Kosova ka humbur nga Argjentina me rezultat 36:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:13 për argjentinasit. Kosova vazhdimisht ka qenë në ndjekje të rezultatit, ndërsa epërsia e argjentinasve është […]

Kosova në grup të fortë në kualifikimet për botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të garojë në grupin e tretë në fazën e parë të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2021 që mbahet në Egjipt. Shorti është tërhequr të martën, ndërsa Kosova bënë pjesë në një grup të fortë me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë. Ndeshjet luhen në tetor të këtij viti dhe […]