Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Podujevë Final8 i Ligës së Pionierëve

Për tri ditë rresht arena “Hakif Zejnullahu” në Podujevë do të presë qindra hendbollistë të rinj. Prej të shtunës e deri të hënën zhvillohet Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Turneu i tetë skuadrave më të mira zhvillohet pas fazës grupore. Të shtunën janë ndeshjet çerekfinale. Llapi e Rahoveci takohen nga ora […]

U nënshkrua marrëveshja e sponsorizimit me NLB Bankën

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm me NLB Bankën. Marrëveshja e re e sponsorizimit, e vlefshme për vitin 2025, është nënshkruar të martën në hapësirën e federatës sonë. Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci dhe Gem Maloku, kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB […]

Në Pejë aktiviteti i radhës me fëmijë

Në Pejë është mbajtur aktiviteti i radhës për nder të 1 Qershorit, ditës së fëmijëve. Të hënën në Institucionin Parashkollor “Pëllumbat e Paqes” qindra fëmijë u njoftuan me gjëra bazike të lojës së bukur të hendbollit. Këtë aktivitet e kanë organizuar Federata e Sportit Shkollor në bashkëpunim me federatën tonë dhe federatat tjera sportive. Me […]

U mbajt kursi i radhës për administratorë të sportit

Në fundjavë është mbajtur kursi i radhës për administratorë sportivë, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të shumë klubeve të hendbollit. Kursin e ka organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike. Kanë ligëruar drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit […]

Quni prezanton FHK-në në Samitin e rëndësishëm në Budapest

Administratori i Garave në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Nikollë Quni, në fundjavë mori pjesë në një aktivitet shumë të rëndësishëm. Ai e prezantoi federatën tonë në Samitin e Ligave Evropiane të Hendbollit për Femra (WEHL). Ky Samit është mbajtur këtë fundjavë në Budapest të Hungarisë, në kuadër të Final4 të Ligës së Kampionëve për […]

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – aktivitet shumë i bukur me fëmijët në Gjakovë

Të premten në Institucionin Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë është organizuar një aktivitet shumë i bukur, i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve të këtij institucioni. Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve është mbajtur aktiviteti me gjëra bazike të lojës së hendbollit, ndërsa qëllimi ishte që fëmijëve t’u ofrohen më shumë aktivitete fizike dhe që […]

Vushtrria e fiton titullin e kampionit në Ligën e Pioniereve

Vushtrria është kampione e Ligës së Pioniereve (U16) të Kosovës në hendboll. Në finale, të hënën pasdite në Gjakovë, Vushtrria e mposhti Besën e Pejës me rezultat 20:16. U zhvillua lojë e fortë dhe interesante, ndërsa lojtaret e të dy skuadrave dëshmuan që kanë të ardhme. Jusra Begu e Eliza Shabani i shënuan nga shtatë […]

Gjikokaj fiton titullin e kampionit në Norvegji

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka arritur sukses historik këtë javë. Gjikokaj e ka fituar titullin e kampionit të Norvegjisë me skuadrën Storhamar. Mirela iu bashkua kësaj skuadre në nëntor të vitit të kaluar dhe ka fituar më herët Kupën e Norvegjisë dhe është paraqitur në Ligën e Kampionëve. Në finale të plejofit, […]

Vushtrria e Besa në finale të Ligës së Pioniereve

Të dielën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final 8 të Ligës së Pioniereve të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë u përballën Istogu U16 dhe Vushtrria U16. Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 23:19. Eliza Shabani i shënoi 14 gola për Vushtrrinë, katër i kishte Jusra Begu e tri Suela Vilanci. Tek […]

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në ligën e pioniereve

Të shtunën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet e para të Final 8 të Ligës së Pioniereve (U16) të Kosovës në hendboll. Ishin këto ndeshjet çerekfinale, që ishin të parat pas fazës grupore. Ndeshja e parë mes Shqiponjës dhe Vushtrrisë ishte më interesantja. Pas vazhdimeve, fitore me rezultat 29:26 shënoi Vushtrria, që bëri vend në gjysmëfinale. […]