Presidenti Moustafa përgëzon Presidentin Saraçini për paraqitjen e Kosovës

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë. Vlerësimin për kombëtaren tonë, Presidenti Moustafa e ka dhënë të hënën mbrëma në një takim që e kishte në Vigo me Presidentin e Federatës tonë, Eugen Saraçini dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Izet Gjinovci. Gjatë takimit, […]
Kosova në vazon e dytë në kualifikimet për Botërorin “Egjipti 2021”

Të martën (nesër) mësohen kundërshtarët e Kombëtares A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për kampionatin botëror që në vitin 2021 mbahet në Egjipt. Shorti tërhiqet në Vjenë nga ora 16.00. Bëhet fjalë për fazën e parë kualifikuese për kampionatin e ardhshëm botëror. Me rritjen e botërorit në 32 ekipe, më shumë mundësi ka për […]
Pikë historike për kombëtaren tonë

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka fituar të hënën pikë historike në kampionatin botëror për juniorë që po mbahet në Spanjë. Në ndeshjen e fundit në grup, Kosova barazoi me Bahrejnin me rezultat 29:29. Kështu Kosova në pjesëmarrjen e parë në botëror në të gjitha sportet, përfundon fazën grupore me një pikë të fituar. […]
Kombëtarja U21 pëson nga Brazili, nesër luan me Bahrejnin

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka luajtur të dielen ndeshjen e rradhës në kampionatin botëror për juniorë, në Spanjë. Në qytetin Pontevedra, kombëtarja jonë pësoi nga Brazili me rezultat 36:23. Brazili ka shfaqur cilësi të lartë në Spanjë dhe këtë e dëshmoi edhe ndaj nesh. Brazilianët herët në ndeshje kanë filluar të shkëputen në […]
Presidenti Saraçini ngushëllon familjen Shehdadi

Është ndarë nga jeta Muhamet Shehdadi, njeriu qe ka dhënë kontribut për më shumë se pesë dekada për hendbollin kosovar. I ndjeri ka qenë ngushtë i lidhur me klubin Vëllaznimi nga Gjakova. Shumë suksese të Vëllaznimit kanë qenë të lidhura me emrin e të ndjerit. Shehdadi ka qenë gjatë në klubin e meshkujve Vëllaznimi e […]
Përfundon evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) të dielen ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionatin evropian, Divizioni B, që u mbajt në Klaipeda të Lituanisë. Kosova të dielen luajti për vendin e shtatë dhe u mposht nga Gjeorgjia me rezultat 29:28. Edhe një herë vajzat tona e lëshuan fitoren nga dora. Pas fillimit më […]
Humbje e ngushtë nga Maqedonia e Veriut, të dielen luajmë me Gjeorgjinë

Epërsia 7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kombëtaren tonë U19 (vajzat), për të fituar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në Klaipeda të Lituanisë, të shtunën kombëtarja e Kosovës humbi me rezultat 31:30 në ndeshjen për plasman përfundimtar. Lojtaret tona nisën shumë mirë ndeshjen dhe kishin epërsi prej 7:0 e më pas edhe 9:1. […]
Kosova U21 humb edhe ndeshjen e tretë në botëror

Përkundër startit shumë të mirë, Kosova U21 ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kampionatin botëror të juniorëve. Në Pontevedra të Spanjës, kombëtarja jonë humbi nga Portugalia me rezultat 32:21. Djemtë tanë filluan mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi 4:1. Por portugezët u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund të pjesës […]
Kosova U21 humb ndeshjen me Hungarinë

Hungaria është konfirmuar si kundërshtar shumë i fortë për Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve që po mbahet në Spanjë. Të enjten në Pontevedra, Kosova U21 pësoi nga Hungaria me rezultat 36:21. Hungarezët herët në ndeshje kanë krijuar epërsi të lartë dhe fitorja e tyre asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Dallimi në gjatësi e […]
Kombëtarja U19 lëshon fitoren nga dora

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka lëshuar rast të mirë për të arritur fitore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani. Të enjten vajzat tona pësuan nga Ishujt Faroe me rezultat 23:22. Në fund të ndeshjes kombëtarja jonë kishte disa aksione për të barazuar rezultatin e pse jo edhe për […]