Albana Arifi e entuziazmuar që fiton të drejtën të luaj me Kosovën

Më 16 korrik, Albana Arifi e fiton zyrtarisht të drejtën që të luajë për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Arifi tri vite më parë ka luajtur për Suedinë në kampionatin botëror U20, ndërsa për të ndërruar ekipin kombëtar në hendboll duhet të kalojë periudhë trivjeçare. Ylli i hendbollit shprehet e entuziazmuar që më në fund […]
Muhaxheri i kënaqur me përgatitjet për Botëror

Trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri është i kënaqur me punën që po bëjnë juniorët para paraqitjes historike në kampionatin botëror që mbahet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik. Kombëtarja jonë e juniorëve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve, ndërsa të hënën është udhëtimi për në Spanjë. Kombëtarja ka […]
Selektori Shabani pret paraqitje të dinjitetshme në Evropianin U19

Selektori i ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, është i kënaqur me punën që është bërë nga hendbollistet në Raiffeisen Kampin e mbajtur në Gjakovë e poashtu me përgatitjet që po bënë Kombëtarja U19. Kombëtarja U19 e hendbollisteve po përgatitet në Gjakovë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani. Kosova […]
Kastrioti fillon në tetor me ndeshje evropiane

Kastrioti i Ferizajt e përfaqëson Kosovën në Kupën Sfiduese (Challenge Cup) për hendbollistë. Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës dhe ka pasur edicion të suksesshëm edhe në Evropë. Sukses tjetër kërkon në edicionin 2019\2020. Gara në Kupën Sfiduese fillon prej raundit të dytë, ndërsa ndeshjet luhen më 5\6 tetor dhe 12\13 tetor. Shorti tërhiqet […]
Besa Famgas është bartëse në shortin e Kupës së EHF-së

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, Besa Famgas është në mesin e bartësve në shortin për raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së (EHF Cup). Ekipi pejan ndeshjet evropiane për edicionin 2019\2020, do t’i luajë më 31 gusht \ 1 shtator dhe më 7\8 shtator. Si bartës, Besa ka shmangur përballjet […]
Caktohen kundërshtarët e mundshëm të KHF Istogut

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka bërë të ditur emrat e skuadrave që do të paraqiten në edicionin 2019\2020 të Kupës së EHF-së (EHF Cup) në konkurrencë të femrave. Kosovën në këtë garë e përfaqëson kampioni, KHF Istogu, që ndeshjet e para i luan menjëherë në shtator. KHF Istogu paraqitet në raundin e parë kualifikues, […]
Java e fundit e përgatitjeve për Botëror

Juniorët e Kombëtares së Kosovës po vazhdojnë punën intenzive para paraqitjes historike në kampionatin botëror që zhvillohet në Spanjë nga 16 deri më 28 korrik. Është java e fundit e përgatitjeve, ndërsa trajneri, Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësi i tij, Benon Brahushi, janë të kënaqur me angazhimin e djemve tanë. Botërori është ngjarje kulmore, por ka […]
Shtete të shumta mbesin prapa Kosovës në ranglistën e EHF-së

Federata Evropian e Hendbollit ka ndryshuar sistemin e garave evropiane për klube, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi pas një viti, prej edicionit 2020\2021. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, EHF-ja të premten publikoi rangimin e vendeve që është i vlefshëm për edicionin e ardhshëm, pra edicionin 2020\21. Rangimi është i bazuar në sukseset e klubeve në […]
Saraçini e Gjinovci në Kongresin e IHF-së

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 37-të të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që po mbahet në Geteborg të Suedisë. Në Kongresin e shtëpisë botërore po diskutohet për zhvillimet më të reja në sportin tonë. Në raportin e punës janë përfshirë disa shkrime për […]
Atmosferë e shkëlqyeshme në “Raiffeisen Kamp”

Ndonëse puna filloi të hënën, të martën është bërë hapja zyrtare e “Raiffeisen Kampit Veror 2019” që po mbahet në Gjakovë. Kampin zyrtarisht e ka hapur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ndërsa prezent ishin edhe anëtarët e bordit, Berat Dana e Leonard Cula dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci. Drejtuesit e Federatës më pas nga afër […]